LAJMI I FUNDIT:

Fëmija i zhdukur në Illinois shfaqet pas 8 vitesh, tregon atë që i kishte ndodhur (Foto)

Fëmija i zhdukur në Illinois shfaqet pas 8 vitesh, tregon atë që i kishte ndodhur (Foto)

Një mister tetëvjeçar mund të ketë tashmë një pikë kthese: Timmothy Pitzen i vogël, i cili u zhduk në moshën 7 vjeçare në vitin 2011 në Illinois (Shtetet e Bashkuara), mund të jetë gjetur me të vërtetë.

Dje, një djalë 14-vjeçar u paraqit në stacionin policor Kentucky të Campbell, duke pohuar se ai ishte arratisur nga robërit e tij që e kishin mbajtur të burgosur prej vitesh.


Lajmi tashmë ka bërë xhiron e botës. Sipas asaj që tregon djali, ( e cila mbetet ende për tu verifikuar), rrëmbyesit e tij janë dy body-builder.

“Unë jam Timmothy Pitzen”, i tha ai policisë.

Fëmija  u zhduk në maj 2011, pasi shkoi me nënën e tij në Wisconsin. Nëna kreu vetëvrasje, duke lënë edhe një shënim me pretendimin se Timmothy ishte me njerëz që e donin dhe se “nuk do ta gjenin kurrë”.

Një grua thirri policinë, duke thënë se kishte vënë re një djalë të vogël që lëvizte i shqetësuar. Kur 14-vjeçari u takua me agjentët e policisë, ai iu tha se ishte arratisur nga dy burra që e kishin mbajtur të mbyllur në “Red Roof Inn”, një motel pranë Cincinnati.

Ai tha se burrat ishin body-builder dhe me tatuazhe. Policia shkoi në vendin që përcaktoi djali, por nuk gjetën gjë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori