Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se për momentin koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, por AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje menjëherë.
Isufi, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se ndajnë pikëpamje të ndryshme me PDK-në për taksën, pos sipas tij, tërheqja mbrapa do të ishte gabim i madh për Kosovën.
Sipas Isufit, edhe nëse zgjedhjet shpallen nesër, AAK është e gatshme dhe në pozitë të mirë.
“Çdo moment mund të jetë i volitshëm për zgjedhje, për ata që u konvenojnë. AAK është e gatshme të shkon në zgjedhje edhe nëse ato shpallen nesër. Koalicioni ka prodhuar efekte, pasi ka formuar Ushtrinë dhe ka nxjerrë ligje të rëndësishme për këtë vend”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i AAK-së ka thënë se nuk i kanë problem zgjedhjet, sepse partia e tij ka qenë konsekuente në qëndrimet e saj.
“Që sot jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Nuk e kemi problem. Zgjedhjet janë në favorin tonë, pasi kush qëndron konsekuent në qëndrimet e veta, normalisht ka përkrahje. Ne shohim përkrahjen e qytetarëve për taksën, ushtrinë etj., prandaj nuk iu frikësohemi zgjedhjeve”.
Isufi ka thënë se pavarësisht si e nxjerrin sondazhet AAK-në, ata shohin ngritje të madhe të mbështetjes popullore.
“Por, nuk duam të spekulojmë më shifra, pasi sondazhet ndonjëherë edhe mund të jenë të porositura”, tha ndër të tjera Ahmet Isufi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë