LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e Jashtëm të BE-së sot do të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Jashtëm të BE-së sot do të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut sot do të jetë në rendin e ditës në mbledhjen e ministrave për Punë të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, njofton AIM nga Brukseli.

Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Shkupi për përdorimin e emrit të ri, Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së sot do të shënojë se vendi ka ndryshuar emrin e vet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, BE edhe njëherë do përshëndes marrëveshjen e Prespës dhe do të jap mbështetje për këtë proces, e cila duhet të sjell më shumë stabilitet.


Pritet që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila është kryetare e Këshillit për Punë të Jashtme, ose eurokomisari Johannes Hahn që të mbajë fjalim para ministrave për hyrjen në fuqi të emrit të ri, të dakorduar në mes Shkupit dhe Athinës./Telegrafi/