LAJMI I FUNDIT:

Gattuso kërkon fitore ndaj Atalantës

Gattuso kërkon fitore ndaj Atalantës

Milani do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Atalanta në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Kuqezinjtë do të kenë një kundërshtar të rrezikshëm siç është Atalanta, ekip që këtë edicion ka arritur t’i shkaktoj probleme skuadrave të mëdha si Roma, Juventus e Inter.


Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka thënë se do të ishte shumë e rëndësishme fitorja në këtë sfidë.

“Është një takim shumë i rëndësishëm dhe po aq të rëndëishme janë tri pikët, por edhe nëse marrim maksimumin përsëri do të jetë një rrugë e gjatë për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve”, tha Gattuso.

Trajneri italian e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e ditës së shtunë Atalantën.

Krzysztof Piatek duke festuar golin e tij ndaj Cagliarit në San Sirot (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Atalana është një kundërshtar i rrezikshëm, vrapojnë shumë dhe kanë tri vite që luajnë së bashku disa lojtar dhe bëjnë futboll të bukur”, u shpreh Gattuso.

41-vjeçari e ka ndryshuar fillozofinë e Milanit, ndërsa ka folur edhe për atë që lojtarët duhet të bëjnë nesër ndaj Atalantës.

“Ne kemi një filozofi që në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin e pikëve. Fizikisht jemi mirë dhe kjo ka rëndësi”.

“Ndaj Atalantës duhet të shpenzojmë shumë energji pasi ata nuk ndalen për asnjë moment. Na nevojitet një ndeshje e rëndësishme në nivelin fizik dhe teknike për të marrë atë që duam”, tha Gattuso. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori