LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt mori pjesë në festën e ditëlindjes së ish-gruas Jennifer Aniston

Brad Pitt mori pjesë në festën e ditëlindjes së ish-gruas Jennifer Aniston
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (Foto: Vince Bucci/Getty Images/Guliver)

Hamshori hollivudian, Brad Pitt, ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së 50-të të ish gruas së tij, Jennifer Aniston.

Festa është mbajtur të shtunën mbrëma në Los Angeles, ndërsa aktorja e rrethuar nga miq dhe familjarë ka festuar në Sunset Tower.


Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Revista People shkruan se aktori kishte arritur deri te hoteli me një SUV me xhama të zi dhe kishte dalë shpejt për të shmangur gazetarët dhe fotoreporterët.

E pranishme në këtë mbrëmje argëtuese, ka qenë edhe një tjetër ish-grua e Pittit, aktorja Gwyneth Paltrow.

Brad Pitt dhe ish-gruaja e tij, Gwyneth Paltrow (Foto: Getty Images/by Diane Freed/Guliver)

Po ashtu, Aniston nuk ka harruar ta ftojë edhe një ish tjetër, muzikantin John Mayer. Aty ndodhej edhe (ish-e dashura e Mayer) Katy Perry me të dashurin e ri, Orlando Bloom.

Ndër të ftuarit tjerë, kanë qenë edhe komikja Ellen DeGeneres, aktori Robert Downey Jr. dhe këngëtarja e aktorja legjendare, Barbra Streisand.

Jennifer Aniston dhe ish-partneri i saj, John Mayer (Foto: Michael Buckner/Getty Images/Guliver)

Brad dhe Jennifer e nisën lidhjen në vitin 1998, ndërsa u martuan dy vite më pas (2000). Asokohe ishin ndër çiftet më të popullarizuara në Hollywood.

Martesa e tyre zgjati pesë vite dhe u shkurorëzuan në vitin 2005, kur Pitt veçmë e kishte nisur lidhjen me Angelina Jolie pas aktrimit në filmin e përbashkët “Mr. and Mrs. Smith”. Ai u nda me divën hollivudiane në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori