LAJMI I FUNDIT:

Dwayne Johnson dhe Jason Statham luftojnë me Idris Elban në “Hobbs & Shaw”

Dwayne Johnson dhe Jason Statham luftojnë me Idris Elban në “Hobbs & Shaw”
Dwayne Johnson, Idris Elba dhe Jason Statham në filmin Hobbs & Shaw (Foto: YouTube/Screenshot/Fast & Furious)

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e filmit “Hobbs & Shaw”, i cili është një ‘spin-off’ i filmit të popullarizuar aksion “The Fast and the Furious”.

Në realizimin e ri, agjenti Luke Hobbs (të cilin e luan Dwayne Johnson) ndërton një aleancë me Deckard Shaw (që portretizohet nga Jason Statham).


Idris Elba në filmin Hobbs & Shaw (Foto: YouTube/Screenshot/Fast & Furious)

Dy protagonistët i bashkojnë forcat kundër karakterit të ri negativ, Brixton, të cilin e luan Idris Elba.

Regjinë e këtij filmi është duke e bërë David Leitch, i njohur për filmat, si “John Wick”, “Atomic Blonde” e “Deadpool 2”.

Në një intervistë për Entertainment Weekly, Statham e ka përshkruar këtë film si një version argëtues dhe mahnitës të franshizës “Fast and Furious” dhe ka thënë se publiku duhet të presë skena interesante.

Dwayne Johnson dhe Jason Statham në filmin “Hobbs & Shaw” (Foto: YouTube/Screenshot/Fast & Furious)

Ky do të jetë filmi i parë nga bota e “Fast and Furious”, në të cilin nuk do ta shohim protagonistin kryesor, Vin Diesel.

Mediat amerikane kanë spekuluar se në vitin 2018 ka pasur një zënkë ndërmjet Diesel dhe ‘The Rock’, ndërsa së fundmi është raportuar se Dwayne Johnson nuk do të jetë pjesë e “Fast and Furious 9”.

Roman Reigns, Vanessa Kirby, Helen Mirren e Eddie Marsan, janë disa prej aktorëve të tjerë që luajnë në “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw”

Premiera e filmit është caktuar për datën 2 gusht të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori