LAJMI I FUNDIT:

Afati kalimtari i janarit është mbyllur – këto janë 10 transferimet më të mëdha që ndodhën

Afati kalimtari i janarit është mbyllur – këto janë 10 transferimet më të mëdha që ndodhën

Afati kalimtar i dimrit është mbyllur me 31 janar, në mesnatë, në disa kampionate edhe më herët.

Pesë kampionatet më të mëdha e kanë mbyllur afatin kalimtar, me klubet që kanë qenë shumë më të kujdesshme se herët e shkuara me shpenzime.


Nuk ka pasur shpenzime të frikshme pasi shumica e transferimeve janë bërë në huazim me të drejtë blerje.

Mbyllet afati kalimtar i janarit - të gjitha transferimet që ndodhën në ditën e fundit
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit - të gjitha transferimet që ndodhën në ditën e fundit

Marca i ka zgjedhur 10 blerjet më të mëdha të këtij afati kalimtar.

GONZALO HIGUAIN

Gonzalo Higuain ishte emri i madh i Ligës Premier këtë janar, duke i kushtuar Chelseat 9 milionë euro për huazimin dhe  klubi i Londrës ka mundësinë për ta blerë përfundimisht për 36 milionë euro.

ALVARO MORATA

Alvaro Morata ka bërë një transferim si huazim për 18 muaj te Atletico Madridi, pas një kohe zhgënjyese te Chelsea.

Los Rojiblancos mund ta bëjë nënshkrimin e përhershëm për 45 milionë euro.

LEANDRO PAREDES

Paris Saint-Germain bëri nënshkrimin më të shtrenjtë të afatit kalimtar, duke nënshkruar me mesfushorin argjentinas Leandro Paredes për 47 milionë nga Zenit St. Petersburg,.

Ai ishte blerë vetëm për 23 milionë nga Roma, 18 muaj më parë.

KRZYSZTOF PIATEK

Me transferimin e Higuain tek Chelsea, Milani zëvendësoi sulmuesin me Krzysztof Piatek nga Genoa për 35 milionë euro.

Sulmuesi polak kishte shënuar 19 gola në 21 ndeshje për skuadrën e Serie A dhe shënoi edhe dy për Milanin kundër Napolit në çerekfinale të Kupës së Italisë.

LUCAS PAQUETA

Në një tjetër nënshkrimit i madh për Milanin, Lucas Paqueta erdhi nga Flamengo për 35 milionë euro dhe nënshkroi deri në vitin 2023.

Në moshën 21 vjeç, ai ka paraqitje edhe me ekipin kombëtar brazilian.

CESC FABREGAS

Mesfushori spanjoll u bashkua me ish-kampionët e Ligue 1, Monacon, për t’i ndihmuar që të shpëtojnë nga rënia.

Ishte Thierry Henry, që e mori, por ai u shkarkua.

MARIO BALOTELLI

Në moshën 28 ​​vjeçare, sulmuesi italian më në fund gjeti një shtëpi në Olympique Marseille.

Ai kaloi nga  Nice si transferim i lirë. Ai ka nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit.

KEVIN-PRINCE BOATENG

Ishte lëvizja më e habitshme e dritares, Kevin-Prince Boateng përfundoi si huazim te Barcelona nga Sassuolo.

Me opsionet e sulmit të  pakta për Ernesto Valverde, ganezi u identifikua si një blerje e dobishme për pjesën e mbetur të sezonit.

DIEGO LAINEZ

Talenti më i madh në futbollin meksikan erdhi te Real Betis nga Amerika për çmimin prej 14 milionë eurosh. 1

8-vjeçari ka nënshkruar për pesë sezone.

BRAHIM DIAZ

Real Madrid bëri nënshkrimin e të ardhmes me Brahim Diazin.

Edhe pse nuk është e lirë për  17 milionë euro, gjëra të mëdha priten nga adoleshenti  që vjen nga Manchester City.

Transferimi Bonus:  CHRISTIAN PULISIC

Mesfushori i Shteteve të Bashkuara është bashkuar me Chelsean nga Borussia Dortmund për një marrëveshje prej 64 milionë eurosh.

Lojtari do të mbetet në Bundesliga para se të bashkohet me shokët e tij të ri në Londër në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori