Është mbyllur afati kalimtar i janarit në top pesë kampionatet në Evropë.
Afati kalimtar ishte dinamik me negociata për lojtarë të mëdhenj.
Megjithatë, klubet në ditën e fundit bënë maksimumin për të arritur marrëveshje sa më të mira, ndonëse lëvizje të mëdha te klubet e mëdha nuk ndodhën.
Telegrafi siç e do tradita, minut pas minuti ju ka mbajtur të informuar për të gjitha zhvillimet në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror të janarit.
Më poshtë gjeni mbulimin minut pas minuti të ditës së fundit të afatit kalimtar si dhe të gjitha transferimet që janë realizuar nga klubet evropiane.
3 vite
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top pesë ligat e mëdha
Afati kalimtar i janarit është mbyllur në të gjitha kampionatet e mëdha.
Mbetet të shihet se cilat janë transferimet e fundit që kanë ndodhur në Spanjë, Francë, por edhe Angli, Itali e Gjermani që është mbyllur më herët.
3 vite
Zyrtar: Halilovic i bashkohet Standard Liegen
Milan e ka huazuar zyrtarisht Alen Halilovicin në Standard Liege për 18 muaj me mundësi blerje deri në qershor të vitit 2020.
22-vjeçari e përfundoi transferimin këtë mbrëmje, duke e mbyllur edhe afatin kalimtar të janarit.
Halilovic erdhi si lojtar i lirë nga HSV Hamburg.
#WelcomeAlen 🇭🇷 pic.twitter.com/aDSv9H7AZo
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) January 31, 2019
3 vite
Fulhami e merr në huazim Nordtveitin
Fulham e ka konfirmuar nënshkrimin me Havard Nordtveit si huazim nga TSG 1899 Hoffenheim deri më 30 qershor 2019.
28-vjeçari Nordtveit ka përvojë në Ligën Premier kur ka luajtur një sezon me West Ham United.
Welcome to #FFC, Håvard Nordtveit!
👉 https://t.co/EBXq2F7Og2 #HeiHowie pic.twitter.com/aswtngofGa
— Fulham Football Club (@FulhamFC) January 31, 2019
3 vite
Sevilla largon Ganson drejt Fluminenses
Mesfushori Ganso është larguar përfundimisht nga Sevilla drejt klubit brazilian Fluminense.
Paulo Henrique Ganso ka qenë i huazuar te Amines.
Me marrëveshej trepalëshe Ganso është huazuar në Brazil.
ℹ @phganso traspasado al @FluminenseFC. 🇧🇷
¡Suerte en tu nueva etapa!Toda la información ➡ https://t.co/DHvYhDIwNq#vamosmiSevilla pic.twitter.com/J2sW34f7Kf
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) January 31, 2019
3 vite
PSG ofertë të majme për Gueyen
Sipas Sky Sports, PSG ka bërë ofertë prej 26.2 milionë funte për Idrissa Gueyen e Evertonit.
Mesfushori është i mërzitur pasi i ka kërkuar klubit kalimin dhe se PSG-ja është ëndërr e tij.
3 vite
Batshuayi ka marrëveshje me Crystal Palacen
Sky Sports shkruan se Michy Batshuayi ka marrëveshje me Crystal Palacen, por ende nuk është arritur marrëveshje me Chelsean për mënyrat e pagesave.
3 vite
Semedo te Espanyol
Mesfushori Alfa Semedo ka kaluar nga Benfica te Espanyo9li si huazim deri në fund të sezonit.
#SemedoPerico ⚪️🔵
Benvingut!
¡Bienvenido!
Welcome!
欢迎!
👉 https://t.co/L91lr5DDEL#RCDE | #Volem | #EspanyoldeBarcelona pic.twitter.com/bnN0ARf2hh
— RCD Espanyol (@RCDEspanyol) January 31, 2019
3 vite
Sulley Ali Muntari vazhdon të luajë, kalon te Albacete
Mesfushori ganez, Sulley Ali Muntari, do ta vazhdojë karrierën te Albacete.
👕🤝 | Sulleyman Muntari se pone la camiseta del Alba https://t.co/aHAbtA5uKd#MuntariesdelAlba pic.twitter.com/tZZTZSi4Oq
— Albacete Balompié (@AlbaceteBPSAD) January 31, 2019
3 vite
Adrien Silva shkon si huazim te Monaco
Monaco i ka siguruar shërbimet e mesfushorit Adrien Silva, për gjashtë muajt e ardhshëm.
Ai kalon nga Leicester, ku nuk arriti ta tregojë vetën.
🖊🇵🇹 L’AS Monaco est heureux d’annoncer l’arrivée du milieu de terrain portugais de Leicester Adrien Silva, en prêt jusqu’à la fin de la saison.
——-
📄➡ https://t.co/oHBil5mdO0#WelcomeToMonaco 🇮🇩 pic.twitter.com/PXij9XSlgK— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) January 31, 2019
3 vite
Mario Suarez kalon te Rayo Vallecano
Mesfushori Mario Suarez, i ka dhënë fund aventurës në Kinë dhe është kthyer në Spanjë te Rayo.
OFICIAL ⚡️ | @MarioSuarez4 nuevo jugador del Rayo Vallecano hasta el 30 de junio de 2019.
¡Bienvenido Mario!
👉https://t.co/4CaRM35mJo pic.twitter.com/8q7a3KSIe4— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Shinji Kagawa kalon te Besiktasi
Japonezi Shinji Kagawa do ta vazhdojë karrierën te Besiktasi, të paktën edhe për gjashtë muaj.
Lojtari ka kaluar si huazim nga Borussia Dortmund.
#WelcometoBeşiktaş #SamuraioftheBosphorus 🦅🇹🇷🇯🇵 pic.twitter.com/OEFddFEBRA
— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Youri Teilemans, lojtar i Leicester
Leicesteri ka arritur ta kompletojë transferimit e mesfushorit belg, Youri Teilemans.
Lojtari do të vijë si huazim nga Monaco.
— Leicester City (@LCFC) January 31, 2019
3 vite
Cyril Thereau kalon te Cagliari
Cyril Thereau është një lojtar i ri i Cagliarit, duke kaluar nga Fiorentina.
Ka qenë klubi i Fiorentinës, që ka njoftuar për largimin e lojtarit.
“ACF Fiorentina njofton se e ka huzuar Cyril Thereau (i lindur në 1983) në Cagliari Calcio”.
[#Mercato🔁] OFFICIEL !
Le français Cyril Théréau🇫🇷 (35 ans) prêté 6 mois à Cagliari par la Fiorentina. pic.twitter.com/0h3E6trHpS
— Footballogue⭐️⭐️ (@Footballogue) January 31, 2019
3 vite
Joel Obi kalon te Alanyaspor
Alanyasport ka arritur të nënshkruajë me mesfushorin nigerian Joel Obi nga Chievo.
Alanyaspor have signed Joel Obi from Chievo. pic.twitter.com/AXUAdEE5Pz
— Football Fans Stuff (@FFS_Transfer) January 31, 2019
3 vite
Lucas Piazon kalon te Chievo
Chievo ka nënshkruar zyrtarisht me futbollistin e Chelseat, Lucas Piazon si huazim deri në fund të sezonit.
24-vjeçari ka qenë disa herë në huaizme, te Malaga, Vitesse Arnhem, Eintracht Frankfurt, Reading dhe Fulham.
Brazili ka pasaportë italiane.
3 vite
Wilfried Bony nga Swansea te Al Arabi në Katar
Sulmuesi Wilfried Bony do të luajë në huazim te klubi nga Katari, Al Arabi.
✍️ @wilfriedbony has joined Qatari side @alarabi_club on loan for the remainder of the season…
All the best, Wilf 👍https://t.co/RHMaXESItL
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Peter Crouch te Burnley
Sulmuesi anglez. Peter Crouch, e ka kompletuar transferimin te Burnley.
Ai u kthye në Ligën Premier nga Stoke.
Crouch Is A Clarethttps://t.co/8jYkODWcwt
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) January 31, 2019
3 vite
Mbyllet afati kalimtar në Serie A
Afati kalimtar i janarit është mbyllur edhe në Serie A, ku nuk na kanë munguar transferimet në minutat e fundit.
Telegrafi do t’ju njoftojë me transferimet e fundit që kanë ndodhur.
3 vite
Baseli po synon transferimin e Edon Zhegrovës
Edon Zhegrova mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, nuk po gjen hapësira tek Genku dhe ka kërkuar largimin nga skuadra belge.
3 vite
Luca Pellegrini kalonte te Cagliari si huazim
Roma e ka huazuar për gjashtë muaj mbrojtësin e majtë Luca Pellegrini te Cagliari deri në fund të sezonit.
Cagliari ka të drejtën e blerjes.
Luca Pellegrini ceduto a titolo temporaneo al Cagliari
I dettagli 📄 https://t.co/Cc75BzzXGh#ASRoma pic.twitter.com/wIgeat2qE0
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 31, 2019
3 vite
Barcelona nënshkruan me Emersonin, kushtonë 12 milion euro
Barcelona dhe Atletico Mineiro kanë arritur marrëveshje për transferimin e Emersonit, i cili do të bashkohet me klubit nga dita 1 korrik 2019 .
Kostoja e operacionit do të jetë 12 milionë euro dhe lojtari do të nënshkruajë kontratë me klubin për 5 sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2023/24 .
[ÚLTIMA HORA❗]
Acuerdo con el Atlético Mineiro para el traspaso de Emerson. Será azulgrana a partir del 1 de julio del 2019Consulta todos los detalles 👉 https://t.co/CBZ7nr80Zg pic.twitter.com/HdPuc9GucA
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Marco Sau te Sampdoria
Sulmuesi Marco Sau është larguar nga Cagliari për tu bashkuar me Sampdorian.
🎤Ommalleo simpallao manca solo Marco #Sau 🎤
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) January 31, 2019
3 vite
Emile Smith Rowe nga Arsenali te RB Leipzing
Emile Smith Rowe i është bashkuar RB Leipzigut si huazim nga Arsenali deri në fund të sezonit.
DONE DEAL: Emile Smith Rowe has joined @RBLeipzig_EN from Arsenal on loan until the end of the 2018/19 season. pic.twitter.com/jvAooXUjjp
— Squawka News (@SquawkaNews) January 31, 2019
3 vite
Mbaye Diagne kalon te Galatasaray
Sulmuesi Mbaye Diagne ka kaluar nga Kasimpasa te Galatasaray.
Gjiganti turk do të paguajë 10 milionë euro, ndërsa ia ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë.
DONE DEAL: Mbaye Diagne has joined @GalatasaraySK from Kasimpasa for a reported fee of £9m, signing a four-and-a-half year deal. pic.twitter.com/MldG41C6JF
— Squawka News (@SquawkaNews) January 31, 2019
3 vite
Batshuayi largohet nga Valencia, Real Betis dhe West Ham mundësi për belgun?
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sulmuesi 25 vjeçar, Michy Batshuayi është aktualisht në zyrat e Valencia dhe pret një transferim.
Real Betisi dhe West Ham United e duan sulmuesin, që është te Valencia si huazim nga Chelsea.
3 vite
Zyrtare: Reece Oxford kalon nga West Ham te Augsburg
Lojtari është bashkuar me klubin gjerman nga West Ham si huazim deri në fund të sezonit.
DONE DEAL: Reece Oxford has joined @FCAugsburg on loan from West Ham until the end of the season. pic.twitter.com/haJzXpgYB0
— Squawka News (@SquawkaNews) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Kostas Mitroglou nënshkruar me Galatasarayn
Sulmuesi grek është huazuar nga Olympique Marseille te Galatasaray për 18 muajn deri në verën e vitit 2020.
Mitroglou ka luajtur edhe për klube si Gladbach dhe Duisburg në Gjemani, për të vazhduar më vonë me Fulhamin, Olympiacosin dhe Benfican.
Yeni transferimiz Konstantinos Mitroglou'nu tanıyalım 👇https://t.co/WtB2kOsSz4 pic.twitter.com/uHHvzyvwVI
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) January 31, 2019
3 vite
Real Madridi paralajmëron spastrim, verës i largon shtatë yje
Real Madridi po planifikon që të realizojë një spastrim masiv të yjeve në fund të sezonit.
Shefi i Okdiarios, Eduardio Inda, ka folur për El Chirionguito de Jugones, duke thënë se tifozët e Realit duhet të presin ndryshime të mëdha në verë.
Lexo më shumë…
3 vite
Zyrtare: Romulo te Lazio
Lazio e ka zyrtarizuar marrëveshjen me Genoan për Romulon si huazim për pjesën tjetër të sezonit.
Romulo ka luajtur në 19 ndeshje me Genoan këtë sezon.
Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.
🤝 AFFARE FATTO!
✒️ @romulocdr è un nuovo calciatore de #LaPrimaSquadraDellaCapitale: l'italo-brasiliano arriva dal @GenoaCFC a titolo temporaneo con diritto di opzione
📝 https://t.co/i2seoFn6bJ pic.twitter.com/GCdwfRg3rx
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Dawid Kownacki kalon nga Sampdoira te Fortuna Dusseldorf
Sampdoria e ka huazuar zyrtarisht Dawid Kownacki te Fortuna Dusseldorf me opsionin blerje.
“Jam shumë i lumtur që gjithçka u mbyll me sukses”.
“Fortuna më kontaktoi shumë herët në janar dhe u përpoqën shumë për ta mbyllur marrëveshjen, prandaj isha i vendosur të vija këtu”.
Polonia ka refuzuar disa oferta të tjera dhe ishte e vendosur të bashkohet me klubin gjerman.
🆕🔥
Da issa!
Fortuna Düsseldorf verstärkt sich mit Angreifer @dkownacki24. Der Pole kommt auf Leihbasis vom italienischen Erstligisten @sampdoria nach Düsseldorf. Die Fortuna hat sich zudem eine Kaufoption für den 21-Jährigen gesichert.#f95 #DeadlineDay #Kownacki pic.twitter.com/k2Ar8Fkfyr— Fortuna Düsseldorf (@f95) January 31, 2019
3 vite
Në ora 18:00 është mbyllur afati kalimtar tregut në Angli dhe Gjermani
Në Angli dhe Gjermani në ora 18:00 është mbyllur afat kalimtar dimëror.
Kohë pas kohe do t’ju njoftojmë me transferimet që kanë ndodhur në minutat e fundit në Ligën Premier dhe Bundesliga.
3 vite
Youri Tielemans arrin në Angli për të mbyllur marrëveshjen me Leicesterin
Mesfushori belg, Youri Tielemans, do ta lënë Monacon për të luajtur në Angli.
Ai do të nënshkruajë me shumë gjasa me Leicesterin.
Lojtari ka zbritur në qytet dhe marrëveshja mund të konfirmohet nga çastin në çast.
👀 – There he is, @LCFC fans!
Youri Tielemans has arrived in Leicester as a deal to bring in the midfielder moves closer. 🦊
Follow the latest #DeadlineDay news here: https://t.co/iCSjYRB2IC pic.twitter.com/Anfi8y0eoA
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 31, 2019
3 vite
Udinese në bisedime me Tom Huddlestonen
Udinese është në bisedime për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Tottenham Hotspur, Tom Huddlestone.
Sipas Sky Sports, Huddlestone është duke negociuar për një transferim të përhershëm te Udinese.
Anglez aktualisht luan për Derby Countyn.
3 vite
Zyrtare: Kapiteni i Celtic, Scott Brown e vazhdon kontratën
Kapiteni i Celtiut, Scott Brown e ka vazhduar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2021.
BREAKING: @CelticFC confirm captain Scott Brown has signed a contract extension at the club through to June 2021. #SSN
Follow all the latest #DeadlineDay news LIVE! https://t.co/iCSjYRB2IC pic.twitter.com/L3o2cfxL6L
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Hyka transferohet në kampionatin izraelit te Maccabi Netanya
Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka karrierën do ta vazhdoj në Azi pas eksperiencës dy vjeçare në MLS te San Jose.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka nënshkruar kontratë me klubin Maccabi Netanya që zë pozitën e pestë në elitën e futbollit izraelit.
3 vite
Zyrtare: Almamy Toure te Eintracht Frankfurt
Mbrojtësi Almamy Toure nga Monaco ka kaluar te Eintracht Frankfurt .
Marrëveshja është valide deri më 30 qershor 2023.
#DeadlineDay? Können wir! 😉#SGE pic.twitter.com/yWLXyEAMTN
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) January 31, 2019
3 vite
Zyrtar: Manchester City e blen Ante Palaversa nga Hajduk Split
Manchester City e ka kompletuar transferimin e talentit kroat Ante Palaversa nga Hajduk Split.
Klubi ng Liga Premier do të paguajnë 5 milionë euro për 18 vjeçarin.
Ai do të mbetet te Hajduku si huazim deri në verën e vitit 2020.
Man City have completed their second signing of the January transfer window – https://t.co/gZPtYoU3XH pic.twitter.com/jaWDmEGkJR
— Squawka News (@SquawkaNews) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Aboubakar Kamara kalon te Yeni Malatiaspor
Sulmuesi Aboubakar Kamara e ka kompletuar transferimin e tij te Yeni Malatiaspor në Turqi.
Ai nuk po kalonte një periudhë të mirë te Fulham.
DONE DEAL: Aboubakar Kamara has joined @YMSkulubu on loan from Fulham until the end of the season. pic.twitter.com/EeCs7RP90A
— Squawka News (@SquawkaNews) January 31, 2019
3 vite
Jurgen Gjasula bashkohet me Energie Cottbusin
Mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula ka arritur marrëveshje me klubin gjerman Energie Cottbus.
Herzlich willkommen beim #FCEnergie "Gjasu"… Der 33-jährige Mittelfeldspieler Jürgen Gjasula kommt vom FC Viktoria 1889 Berlin nach #Cottbus und soll uns mit seiner Erfahrung im Kampf um den Klassenerhalt helfen. #WIR #fce #neuzugang https://t.co/uKQ0cBrIYp
— FC Energie Cottbus (@Nur_Energie) January 31, 2019
Gjasula vjen nga Regional liga ku luante te Viktoria Berlin.
3 vite
Facundo Roncaglia afër kalimit te Valencia
Mbrojtësi Facundo Roncaglia është rrugës për tu bashkuar me Valencian.
Ai do t’i kryej testet mjekësore dhe pastaj do të nënshkruajë me Los Che.
Roncaglia do të bashkohet nga Celta si huazim, pa të drejt blerje.
3 vite
Zyrtare: Bologna nënshkruan me dyshen e Torinos
Simone Edera dhe Lyanco Evangelista i janë bashkuar Bolognas.
Edera dhe Lyanco janë bashkuar me Bolognan si huazim deri në fund të stinorit.
✍️SIGNINGS CONFIRMED ✍️
Simone Edera and Lyanco Evangelista join Bologna!
Welcome, lads! 👋#WeAreOne 🔴🔵 pic.twitter.com/LIvzogjAdD
— Bologna FC 1909 (@BolognaFC1909en) January 31, 2019
3 vite
Zytare: Guirassy nga Koln te Amiens
Sulmuesi Serhou Guirassy, 22 vjeç, është huazuar nga Koln te Amiens.
Lojtari ka kaluar në Francë si huazim me të drejtë blerje deri në 5 milionë euro.
C'est officiel !
L'attaquant @Guirassy_19 s'est engagé en prêt jusqu'à la fin de saison avec option d'achat en provenance de Cologne !
Bienvenue Serhou ! pic.twitter.com/rP9CO7g1hY— Amiens SC (@AmiensSC) January 31, 2019
3 vite
E konfirmuar: Peter Crouch te Burley
Sulmuesi 38 vjeçar, Peter Crouch, do të kthehet në Ligën Premier.
Ai do të nënshkruajë me Burnleyn, u lajmi konfirmohet nga trajneri i këtij klubi Sean Dyche.
Në anën tjetër te Stoke do të shkojë Sam Vokes.
Sean Dyche confirms that Peter Crouch is on the verge of joining Burnley. Also confirms that Sam Vokes is set to seal a move to Stoke City.
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) January 31, 2019
3 vite
Juan Mata mbetet në orbitën e Barcelonës
Sipas gazetës Sport, Barcelona mbetet pas mesfushorit të Manchester United, Juan Mata.
Lojtari mbetet pa kontratë pas gjashtë muajsh.
Edhe pse prioritet i tij është rinovimi, mund të ketë befasi në momentet e fundit.
3 vite
Newcastle thyen rekordin e klubit, Almiron e kalon Owenin
Miguel Almiron ka kompletuar transferimin tek skuadra e njohur angleze Newcastle United.
Mesfushori i talentuar paraguaian ka shkëlqyer në MLS duke ndihmuar skuadrën e tij Atlanta United ta fitoj titullin e parë në histori.
Newcastle have broken their transfer record for the first time in 14 years.
Miguel Almirón the first player they've spent over £20m to sign. ⚫️⚪️ pic.twitter.com/pesAP31YvX
— Squawka News (@SquawkaNews) January 31, 2019
3 vite
Zyrtare: Diego Farias te Emopoli
Sulmuesi Diego Farias e ka kompletuar kalimin e tij nga Cagliari te Empoli.
Ka qenë klubi i Empolit që e ka zyrtarizuar transferimin si huazim me të drejtë blerje.
3 vite
Zyrtare: Georges-Kevin N’Koudou kalon te Monaco
Mesfushori i Tottenham, Georges-Kevin N’Koudou, ka ndërruar ambient duke kaluar në Ligue 1 në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Ai nga Tottenham është huazuar te Monaco deri në fund të sezonit.
Monaco ka nevojë për lojtarë, pasi është duke e rrezikuar seriozisht rënien nga elita.
3 vite
Fiorentina dhe Empoli shkëmbejnë Diksin me Rasmusenin
Tashmë është zyrtar shkëmbimi mes Fiorentinës dhe Empoli, me Rasmussen që kalon te Violat, ndërsa Diks shkon në drejtin tjetër.
Ka qenë klubi i Fiorentinës që e ka bërë zyrtar kalimin
“ACF Fiorentina njofton se i ka të drejtat e plota, për Jacob Rasmussen nga Empoli FC deri më 30 qershor, 2019”.
“Njëkohësisht, Fiorentina e jep në huazim nga tani deri më 30 qershor, 2020, lojtarin Kevin Diks te Empoli FC”, thuhet një njoftim.
3 vite
Bilbao nënshkruan me Kenan Kodro
Athletic Club ka kompletuar nënshkrimin me Kenan Kodro nga Copenhagen.
Kodro ka nënshkruar marrëveshje e cila e sheh në klubin baske deri në vitin 2022.
Lojtari tashmë ka edhe klauzolë te Bilbao e cila është plot 80 milionë euro.
#OngiEtorriKenan🦁#AthleticClub pic.twitter.com/uyZgHmH1OV
— Athletic Club (@Athletic_en) January 31, 2019
3 vite
Schalke transferon Bruman
Jeffrey Bruma është lojtari më i ri i klubit gjerman, Schalke.
Është vet klubi gjerman që ka njoftuar transferimin e tij me anë të faqes zyrtare.
“Schalke është e kënaqur të iu njoftoj nënshkrimin me Jeffrey Bruma nga Wolfsburgu si huazim me ë drejt blerje deri në fund të sezonit.
#S04 are delighted to announce the signing of @jeffreybruma from @VfLWolfsburg_EN on loan until the end of the season. #WelcomeBruma #DeadlineDay pic.twitter.com/W902JK2fru
— FC Schalke 04 (@s04_en) January 31, 2019
3 vite
Bolasie drejt Anderlechtit
Gazetari belg, Kristof Terreuer ka thënë se Anderlechti është afër të nënshkruaj me sulmuesin anësor të Evertonit, Yannick Bolasie.
29-vjeçari është momentalisht i huazuar te Aston Villa.
3 vite
Zyrtare: Newcastle transferon Almironin, thyhet rekordi i klubit
Miguel Almiron është lojtari më i ri i klubit anglez, Newcastle United.
Laraskat e kanë thyer rekordin e klubit me blerjen e fantazistit Almiron.
Transferimi i Almironit thuhet se i ka kushtuar anglezëve plot 21 milionë funte.
We are delighted to announce the signing of forward Miguel Almirón from @ATLUTD.
The 24-year-old has penned a five-and-a-half-year deal which will keep him at St. James' Park until June 2024.
Full story: https://t.co/5NxxCEHhNx #NUFC pic.twitter.com/a5MV5QBTum
— Newcastle United FC (@NUFC) January 31, 2019
“Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë nënshkrimin e sulmuesit Miguel Almiron nga Atlanta United”.
“24-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje për pesë vite e gjysmë që e mban në St. James Park deri në qershor 2024”.
3 vite
Aston Villa zyrtarizon mbrojtësin Mings
Mbrojtësi i Bournemouthit, Tyrone Mings ka kompletuar kalimin te Aston Villa.
Mings do të kalojë si huazim deri në fund të sezonit.
Full story as we make our third signing of the January transfer window ✍️
👉 https://t.co/60Wa71lD2q#DeadlineDay #AVFC pic.twitter.com/SYXoHpFrsM
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 31, 2019
3 vite
Bayern Munich nuk dorëzohet për Hudson-Odoi
Sipas mediumit Goal.com, Bayern Munich nuk po heqë dorë nga përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Callum Hudson-Odoi.
Edhe talenti anglez po shpreson që Chelsea do ta lejojë atë të largohet në afatin kalimtar të verës, pasi në janar duket e pamundur një gjë e tillë.
Chelsea refuzoi të hënën kërkesën e transferimit të 18-vjeçarit dhe i tha atij se ata nuk janë të gatshëm ta shesin atë në janar apo në verë, por anësori ende dëshiron të bashkohet me Bayernin.
3 vite
Thereau te Cagliari, Sau te Sampdoria
Gazetari italian Gianluca Di Marzio ka dhënë raportet e fundit rreth lëvizjeve në Serie A.
Sipas tij, Cagliari është afër marrëveshjes së transferimit të sulmuesit të Fiorentinas, Cyril Thereau.
Në anën tjetër, Marco Sau do të lihej i lirë t’i bashkohet Sampdorias.
3 vite
Barça arrin marrëveshje me Toulousen për Todibon
Barcelona dhe Toulouse kanë arritur një marrëveshje në parim për Jean-Clair Todibon.
Klubi kishte arritur tashmë një kompromis me lojtarin pak ditë më parë për sezonin e ardhshëm duke pasur parasysh se i kishte përfunduar kontrata me klubin francez më 30 qershor.
3 vite
Southamptoni refuzon katër skuadra angleze për Austin
Southampton thuhet se ka refuzuar propozimet e katër skuadrave nga Liga Premier për huazimin e sulmuesit Charlie Austin.
Klubi anglez do të lejoj largimin e sulmuesit vetëm me marrëveshje të përhershme transferimi.
3 vite
Newcastle zyrtarizon Barrecan
Antonio Barreca është lojtari më i ri i klubit anglez, Newcastle United.
Është vet klubi anglez që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin italian.
“Newcastle United është e lumtur të konfirmoj se mbrojtësi Antonio Barreca është bashkuar me klubin si huazim deri në fund të sezonit me opsion blerje nga Monaco”.
Newcastle United are pleased to confirm that defender Antonio Barreca has joined the club on loan for the rest of the season, with an option to buy, from @AS_Monaco.
Full story: https://t.co/ly3BJbHdUZ #NUFC pic.twitter.com/afB0RPiOCL
— Newcastle United FC (@NUFC) January 31, 2019
3 vite
Parma mendon për Lapadulan
Parma është duke kërkuar sulmues dhe Sport Mediaset beson se ai është italiani Gianluca Lapadula.
Ish-sulmuesi i Milanit është momentalisht lojtar i Genoas, por raportet thonë se ai mund të ndërpres kontratën me klubin Rossoblu gjatë orëve të ardhshme.
Kështu, kalimi i tij te Parma pritet të finalizohet gjashtë ditës.
3 vite
Dështon Saint-Maximin, Milani hidhet pas Nkuku
Agjenti i lojtarit Allan Saint-Maximin ka thënë se transferimi i klientit të tij te Milani është i pamundur.
Por, Milan News dhe Tuttosport raportojnë se Rossonerët janë hedhur pas lojtarit të Paris Saint-Germain, Christopher Nkuku.
Kalimi i Nkuku te Milani mund të ndodh gjatë ditës së sotme.
3 vite
Romulo te Lazio?
Genoa ka konfirmuar se janë në bisedime me Lazion për transferimin e Romulos.
Romulo u bashkua me Genoan vetëm në verë dhe ka qenë titullar te klubi Rossoblu gjatë gjithë sezonit duke bërë paraqitje të mira.
Drejtori sportiv Giorgio Perinetti ka konfirmuar se italo-braziliani është në rrugë për të kaluar te Lazio.
3 vite
Barreca kryen testet mjekësore, afër zyrtarizimit te Newcastle
Antonio Barreca ka kompletuar testet mjekësore te klubi anglez, Newcastle.
Mbrojtësi i majtë italian do t’i bashkohet klubit anglez nga Monaco.
Italiani do kalojë si i huazuar deri në fund të sezonit.
3 vite
Oxford kalon te Augsburgu
Mbrojtësi Reece Oxford është bashkuar me gjermanët e Augsburgut nga West Hami.
Oxford ka kaluar si huazim i thjeshtë deri në fund të sezonit.
3 vite
Man City transferon Palaversan
Manchester City ka nënshkruar me mesfushorin e ri nga Hajduk Split, Ante Palaversa.
Talenti 18-vjeçar i i ka kushtuar klubit anglez plot shtatë milionë funte.
Palaversa do të qëndroj i huazuar te Hajduku deri në fund të sezonit.
3 vite
Evertoni refuzon ofertën e PSG-së për Gueye
Evertoni refuzon ofertën e PSG-së për GueyeIdrissa Gueye do të qëndroj te Evertoni dhe nuk do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.
Mediat angleze raportojnë se klubi anglez ka refuzuar përfundimisht ofertën prej 21.5 milionë funtesh nga skuadra franceze.
3 vite
Arsenali konfirmon transferimin e Denis Suarezit
Denis Suarez është lojtari më i ri i klubit anglez, Arsenalit.
Mesfushori me tipare sulmuese ka kompletuar transferimin e tij te Arsenali nga Barcelona.
Transferimi i spanjollit te klubi londinez vjen si huazim i thjeshtë gjashtë-mujor.
3 vite
Regini bashkohet me SPAL-in
SPAL ka arritur marrëveshje për nënshkrimin e mbrojtësit të Sampdorias, Vasco Regini.
Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio raporton se Regini do të huazohet te SPAL-i deri në fund të sezonit me opsion blerje.
28-vjeçari ka mbi 100 paraqitje për Sampdorian që nga transferimi i tij nga Empoli në vitin 2013.
3 vite
Janssen drejt Schalkes
Burimet e mediumit Sky raportojnë se Schalke dhe Tottenhami janë duke biseduar rreth një lëvizje huazimi të sulmuesit Vincent Janssen.
Sulmuesi holandez thuhet se po lidhet edhe me një ekip francez, emri i të cilët nuk është bërë i ditur.
Për Janssen interesim ka shprehur edhe Real Betisi.
3 vite
Badelj afër rikthimit te Fiorentina
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Milan Badelj mund të rikthehet sot (e enjte) te Lazio.
Mesfushori kroat ka startuar vetëm shtatë ndeshje të Serie A këtë sezon me Lazion dhe kjo mund ta detyrojë të rikthehet te ish-skuadra e tij.
Bisedimet mes dy skuadrave thuhet se tashmë janë duke ndodhur.
3 vite
Batshuayi, Cahill, Giroud te West Hami?
West Ham Unitedi po mendon një goditje treshe nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Drejtuesit e klubit londinez po mendojnë transferimin e dy sulmuesve Michy Batshuayi e Olivier Giroud dhe mbrojtësit Gary Cahill.
3 vite
Halilovic te Standard Liege, Djenepo te Milani?
Milani thuhet se është në bisedime për të shitur Alen Halilovic te Standard Liege dhe mund të nënshkruajë si shkëmbim me sulmuesin anësor, Moussa Djenepo.
Sipas mediumit italian Sport Mediaset, kalimi i Halilovicit në Standard mund të zyrtarizohet gjatë orëve të ardhshme.
Transmetuesi shton se kuqezinjtë mund të kërkojnë të përfshijnë Djenepon në marrëveshje nëse nuk arrijnë të sjellin Allan Saint-Maximin nga Nice.
3 vite
Denis Suarez përshëndet bashkëlojtarët e Barcelonës para kalimit te Arsenali
Mesfushori spanjoll, Denis Suarez është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij te Barcelona përpara huazimit te Arsenali në Ligën Premier.
“Ju jeni një grup i mahnitshëm i njerëzve. Faleminderit për gjithçka dhe shihemi shpejt”.
“Paçi fat të mirë dhe Forca Barca”, ka shkruar Denis Suarez në postimin e tij.
Sois un grupo increíble! Gracias por tanto, hasta pronto. Sort y Força Barça Sempre ❤
You’re a group of amazing people! Thank you for everything, see you soon. Good luck and Força Barça ❤ pic.twitter.com/3n9BkBRv3S
— Denis Suarez (@DenisSuarez6) January 31, 2019
3 vite
Bruno Alves shfaqet si emër për mbrojtjen e Juventusin
Bruno Alves po lidhet me me një transferim befasues te Juventusi.
Lëndimet e shumta të mbrojtësve kanë bërë që Juventusi të hidhet në sulm për një emër që do t’i mbulonte zbrazëtirat pa shpenzuar shumë.
3 vite
Zyrtare: Kukësi transferon Valdet Ramën
Mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova, Valdet Rama ka nënshkruar me klubin e njohur shqiptar, Kukësi.
Kukësi ka synime të mëdha këtë sezon për të fituar titullin kampion në Superligën e Shqipërisë dhe kështu ka vendosur të përforcohet.
Kësaj radhe, klubi me pronar Safet Gjicin ka goditur duke transferuar reprezentuesin e Kosovës, Valdet Rama, i cili vjen nga kampionati kinez.
3 vite
Smith-Rowe te RB Leipzig
Mesfushori me tipare sulmuese i Arsenalit, Emile Smith-Rowe është afër transferimit të gjermanët e RB Leipzig.
Smith-Rowe është rrugës për të kryer testet mjekësore përpara se të kompletoj huazimin gjashtë-mujor.
3 vite
Besiktas arrin marrëveshje për Kagawan
Besiktas ka arritur të siguroj shërbimet e një mesfushori cilësor.
Shinji Kagawa i Borussia Dortmundit brenda ditës do të zyrtarizohet te klubit turk.
Japonezi do të qëndroj për gjashtë muaj në formë huazimi te “Shqiponjat e Zeza”.
3 vite
Zyrtare: Nantes nënshkruan me Eysseric
Valentin Eysseric është lojtari më i ri i skuadrës franceze, Nantes.
Mesfushori me tipare sulmuese kalon si huazim me të drejt blerje nga Fiorentina.
Le milieu de terrain Eysseric (26 ans) s'engage ce matin au FC Nantes en provenance de l'@acffiorentina pour un prêt de six mois avec option d'achat !
Communiqué :
📋 https://t.co/omioh2xsei pic.twitter.com/pz5pWHYjtJ— FC Nantes (@FCNantes) January 31, 2019
3 vite
Vokes rrugës për t’u transferuar te Stoke City
Sam Vokes ka udhëtuar drejt Stoke Cityt për të finalizuar transferimin e tij.
Sulmuesi i njohur thuhet se do të përfundojë një marrëveshje të përhershme nga Burnley.
3 vite
Crouch për teste mjekësore te Burnley
Peter Crouch është duke kryer testet mjekësore për të finalizuar transferimin te Burnley.
Sulmuesi anglez thuhet se do të transferohet në mënyrë të përhershme nga Stoke City.
3 vite
Wolves barazon rekordin e klubit me blerjen e Ottos
Wolverhampton thuhet se ka nënshkruar përfundimisht me sulmuesin Jonny Oto nga Atletico Madridi.
Transferimi i sulmuesit portugez i ka kushtuar klubit anglez 18 milionë funte dhe me këtë thuhet se ka barazuar rekordin e klubit për blerje.
3 vite
Cahill te Juventusi?
Sipas Sportitalia, Juventusi ka bërë ofertë për mbrojtësin e Chelseat, Gary Cahill.
Zonja e Vjetër e ka shitur Medhi Benatian dhe lëndimet e Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit kanë bërë që klubi italian të vihet në sulm për një mbrojtës.
Ideja e Juventusit është një huazim gjashtë-mujor për mbrojtësin anglez.
3 vite
Transferimet e ditës së fundit të afatit kalimtar të vitit 2011
Si sot, tetë vite më parë ndodhën disa transferime të mëdha te Liverpooli dhe Chelsea.
Reds transferuan dyshen e sulmit, Luis Suarez e Andy Caroll, ndërsa Blutë transferuan Fernando Torresi dhe David Luizin.
Foto: B/R Football/Twitter
3 vite
Felliani afër zyrtarizimit te Shandong Luneng
Manchester Unitedithuhet se ka arritur një marrëveshje në parim për shitjen e mesfushorit Marouane Fellaini.
Mesfushori belg thuhet se është rrugës për të bërë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te klubi nga Superliga Kineze, Shandong Luneng.
3 vite
Arsenali shpreson në transferimin e Nkuku
Sipas BBC Sport, Arsenali ka 50 për qind shanse për të kompletuar transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Christopher Nkuku.
Topçinjtë janë të etur për të përforcuar mesfushën e tyre dhe francez shihet si lojtari ideal për skemat e Unai Emeryt.
Nkuku është reprezentues i Francës U-21 dhe ka zhvilluar 17 ndeshje këtë sezon për PSG-në në të gjitha garat.
3 vite
Pochettino refuzon mundësinë e transferimit të Malcom
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit anësor të Barcelonës, Malcom.
Pochettino ka ripërsëritur përsëri se klubi që ai drejton nuk do të bëjë transferime në afatin kalimtar të janarit.
3 vite
Zyrtare: Giovinco te Al-Hilal
Sebastian Giovinco tashmë zyrtarisht ka lënë Toronto FC dhe është bashkuar me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Hilal.
Marrëveshja është konfirmuar nga klubi kanadez me anë të faqes zyrtare, ashtu sikurse edhe klubi arab që zyrtarizoi transferimin.
Transferimi i sulmuesit italian thuhet se ka kushtuar rreth 2-3 milionë euro.
📸 Photos of #Sebastian_Giovinco signing with #Alhilal President HH @m_bin_faisal pic.twitter.com/BJ4WGxWld7
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) January 31, 2019
3 vite
Lopez kalon te Boca Juniors
Ish-mbrojtësi i Interit, Lisandro Lopez ka përfunduar huazimin te Genoa dhe tashmë ka nënshkruar me Boca Juniors.
Lopez u bashkua me klubin italian si huazim me drejt blerje në verë, por ka zhvilluar vetëm një ndeshje në Coppa Italia.
Boca ende nuk ka zyrtarizuar transferimin e 29-vjeçarit, por mediat e japin si të kryer kthimin e tij në Argjentinë.
3 vite
Aziz transferohet te Fenerbahce
Serdar Aziz ka kaluar si lojtar i lirë te Fenerbahce.
Futbollisti turk ka arritur marrëveshje që në mënyrë të dyanshme të shkëpus kontratën me Galatasarayn.
3 vite
Tielemans afër mbylljes së transferimit te Leicester City
Ylli belg i Monacos, Youri Tielemans është afër transferimit te skuadra angleze, Leicester City.
BBC raporton se belgu është rrugës për teste mjekësore te Dhelprat për të kaluar si huazim deri në fund të sezon.
Në këtë marrëveshje përfshihet edhe Adrien Silva, i cili pritet të kalojë te Monaco.
3 vite
Mitrouglu, lojtar i Galatasarayt
Kostas Mitroglou braktis radhët e skuadrës franceze Marseilles.
Sulmuesi grek i është bashkuar si lojtar i lirë Galatasarayt.
Ekipi turk ka bërë të ditur se lojtari do të nënshkruaj sot kontratë dy-vjeçare me mundës të zgjatjes edhe për një vit.
3 vite
PSG ofron 10 milionë për Acostan
Paris Saint-Germain tashmë ka ofruar 10 milionë euro për yllin e DC United, Luciano Acosta, raporton Washington Post.
Mesfushori 24-vjeçar ka luajtur në të kaluarën për Boca Juniors dhe Estudiantes para lëvizjes në Mayor League Soccer dhe tashmë po lidhet me një kalim në Evropë.
3 vite
Chelsea synon Doucouren
Sipas Daily Mirror, Chelsea është rreshtuar për një veprim të papritur për mesfushorin e Watfordit, Abdoulaye Doucoure.
Maurizio Sarri është i prirur për të sjellë një zëvendësim për Cesc Fabregas, i cili u larguar drejt Monacos më parë këtë muaj dhe Doucoure thuhet se i përshtatet skemave.
26-vjeçari ishte lidhur më parë edhe me një lëvizje në Paris Saint-Germain.
Abdoulaye Doucoure (Getty Images)
3 vite
Fenerbahce afër transferimit të Zajc
Sipas mediumit Sky Sport Italia, Empoli është përgatitur ta shes mesfushorin Miha Zajc te Fenerbahce për 6.5 milionë plus shërbimet e Salih Ucan.
24-vjeçari slloven ka impresionuar këtë sezon me Empolin duke shënuar tri gola dhe tri asistime në 20 ndeshje të Serie A.
3 vite
Mings drejt zyrtarizimit te Aston Villa
Sipas mediumit britanik Sky Sports, mbrojtësi i Bournemouthit, Tyrone Mings pritet të kalojë te Aston Villa.
Mbrojtësi tashmë është duke kryer testet mjekësore dhe pritet të kalojë si huazim deri në fund të sezonit.
3 vite
Tifozët e Arsenalit preferojnë Perisicin para Carrascos
Mediumi britanik Sky Sports ka pyetur tifozët e Arsenalit, se cilin anësor të sulmit e preferoni për ta nënshkruar? Ivan Perisicin apo Yannick Carrascos?
Në këtë sondazh votuan afër 5 mijë tifozët dhe ylli kroat i Interit pati një diferencë të vogël votash, duke udhëhequr me 51 për qind.
3 vite
Depay po lidhet me një transferim te skuadrat e mëdha evropiane
Memphis Depay thuhet se po kërkon largimin nga Lyoni për t’ju bashkuar njërit nga klubet elitare evropiane.
Sipas gazetës Marca, ylli holandez po lidhet në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit me skuadrat e mëdha: Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
3 vite
PSG lidhet me Willianin në ditën e fundit të afatit kalimtar
Me Neymar të vendosur për të kaluar 10 javë jashtë fushave shkaku i lëndimit, PSG ka identifikuar një tjetër brazilian për ta zëvendësuar atë.
Sipas mediumit Daily Mail, Willian i Chelseat ka dalë si një objektiv befasues i ditës së fundit të afatit kalimtar.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi Blutë tashmë thuhet se kanë refuzuar oferta deri në 65 milionë euro nga Barcelona për brazilianin.
Willian (Getty Images)
3 vite
Real Madridi ofron 110 milionë euro për Rashfordin
Real Madridi po planifikon një ofertë prej 110 milionë eurove për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.
Sipas mediumit britanik The Sun, anglezi po vazhdon të diskutojë kushtet e një kontrate të re me Djajtë e Kuq.
Kjo ka inkurajuar gjigantët spanjollë se mund të ulen dhe të bisedojnë me reprezentuesin anglez, i cili këtë vit po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit norvegjez, Ole Gunnas Solskjaer.
3 vite
Giovinco afër zyrtarizimit te Al-Hilal
Sebastian Giovinco thuhet se ka rënë dakord me skuadrën Al-Hilal dhe do të largohet nga Toronto FC pas katër vitesh.
Tashmë ishte sugjeruar pothuajse një javë më parë se italiani ishte në negociata për një kalim në Arabinë Saudite.
Tani thashethemet nga Kanada pretendojnë se marrëveshja është bërë dhe Toronto FC pritet të marrë fitojë rreth 2-3 milionë euro për 32-vjeçarin.
3 vite
Ozil refuzon huazimin te PSG
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm në formë huazimi te Paris Saint-Germain.
Mediumit SZ pretendon se kampionët francezë ishin të interesuar për një marrëveshje të mundshme të huazimit pasi Neymari pritet të jetë jashtë fushave deri në 10 javë pas lëndimit.
4 vite
Piazon te Chievo
Lucas Piazon prite të prezantohet si lojtar i Chievos gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar. Klubi italian dhe Chelsea kanë rëndë dakord për huazim deri në fund të sezonit, besohet se pjesë e marrëveshjes është edhe opsioni i blerjes. (Burimi: Sky Sport Italia)
Lucas Piazon (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)
4 vite
“Messi turk” te LFC?
Besohet se mesfushori i Trabzonsporit, Abdulkadir Omur, është caku kryesor i Liverpoolit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. 19-vjeçari cilësohet si “Messi turk”.
4 vite
Të gjithë pas Upamecanos
Atletico Madridi, Liverpool dhe Manchester Unitedi janë ende disa nga skuadrat që dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit Dayot Upamecano. Klauzola e tij e largimit nga RB Leipzig është 100 milionë euro. (Burimi: AS)
4 vite
Kagawa një mundësi për Monacon
AS Monaco dëshiron huazimin e Shinji Kagawas nga Borussia Dortmundi deri në fundit të sezonit (Burimi: Sky Germany).
Shinji Kagawa (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)
4 vite
Klubet që kanë shpenzuar më së shumti nga afati kalimtar i verës së 2017
4 vite
Janssen drejt largimit nga Spurs
Sipas Sky Sport janë duke u zhvilluar bisedime mes Real Betisit dhe Tottenhamit për huazimin e Vincent Janssen, në marrëveshje do të jetë i përfshirë edhe opsioni i blerjes.
Vincent Janssen (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)
4 vite
Bony drejt largimin nga Swansea
Sulmuesi i Swansea Cityt, Wilfried Bony, është afër t’i bashkohet klubit nga Katari, Al Arabi. Ai pritet të kalojë si huazim deri në fund të sezonit.
Wilfried Bony gjatë një aksioni kundër Notts County (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)
4 vite
PSG rivalizon Barcelonen për De Ligt
Paris Saint-Germain është duke shpresuar të mposhtin Barcelonën për transferimin e Matthijs de Ligt pasi ditë më parë ata humbën garën për bashkëlojtarin e tij te Ajaxi, Frenkie De Jong.
4 vite
Lucas Perez drejt largimit nga West Hami
Schalke është në negociata me West Hamin për sulmuesin spanjoll, Lucas Perez. Ideja fillestare sipas BBC është huazim me të drejt blerje.
Lucas Perez (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)
4 vite
Chelsea i vendos çmim Batshuayi
Sipas Guardian klubit të Evertonit i është thënë se duhet të paguajë 40 milionë euro në rast se dëshiron të blejë belgun.
4 vite
West Hami shfaq interesim për Giroudin
Sipas Daily Mail klubi i West Ham Unitedit e ka pyetur Chelsean për mundësitë e transferimit të Olivier Giroud.
Giroud duke festuar golin ndaj Liverpoolit (Foto: Getty Images/Guliver)
4 vite
Zyrtare: Carlos Vinicius i bashkohet Monacos
Klubi francez ka transferuar në formë huazimit sulmuesin brazilian të Napolit, Carlos Vinicius.
4 vite
Pas dështimit me Perisicin, Arsenali kthen sytë kah Yannick Carrasco
Kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundim të afatit kalimtar të janarit.
Tashmë disa prej skuadrave evropiane kanë sjell përforcimet e reja, por që në orët e fundit pritet që të shtohet numri i lojtarëve që do të ndryshojnë ambient.
4 vite
Real Madridi të bindur në transferimin e Hazardit, Kovacici pjesë e negociatave
Real Madridi është i bindur se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje për transferimin e Eden Hazard.
4 vite
Milani ende ka shpresë për Carrascon
Raportohet se Milani do të bëjë një ofertë të fundit për të nënshkruar me Yannick Carrascon.