LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kukësi transferon Valdet Ramën

Zyrtare: Kukësi transferon Valdet Ramën

Mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova, Valdet Rama ka nënshkruar me klubin e njohur shqiptar, Kukësi.

Kukësi ka synime të mëdha këtë sezon për të fituar titullin kampion në Superligën e Shqipërisë dhe kështu ka vendosur të përforcohet.


Kësaj radhe, klubi me pronar Safet Gjicin ka goditur duke transferuar reprezentuesin e Kosovës, Valdet Rama, i cili vjen nga kampionati kinez.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën”.

“Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës, me opsion rinovimi edhe për një vit”.

“Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

Ndryshe, Rama në të kaluarën ka bërë karrierë edhe te skuadrat e njohura gjermane si Ingolstadt, Hannover 96 dhe 1860 Munchen.

Mitrovicasi gjithashtu ka bërë karrierë edhe te skuadra tjera si Orebro dhe Real Valladolid. /Telegrafi/