LAJMI I FUNDIT:

Milani ende ka shpresë për Carrascon

Milani ende ka shpresë për Carrascon
Yannick Carrasco (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Milano do të bëjë një ofertë të fundit për të nënshkruar me Yannick Carrascon.

Kjo pasi klub Dalian Yifang është i hapur për një kalim të belgut në Milano në formë të huazimit gjashtë mujor.


Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, klubi nga Chinese Super League ka vendosur të ulë kërkesat e tij.

Negociatat kanë vazhduar edhe me Arsenalin, por duket se palët kanë shkëputur marrëdhëniet pasi assesi nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët.

Për lojtarin gjithashtu në bisedime është edhe Interi, por Antonio Candreva nuk po dëshiron të kalojë në anën tjetër.

Pas dështimit me Perisicin, Arsenali kthen sytë kah Yannick Carrasco
Lexo po ashtu Pas dështimit me Perisicin, Arsenali kthen sytë kah Yannick Carrasco

Nëse Dalian Yifang pranon huazimin gjashtë mujor, me opsion të blerjes, atëherë ky transferim do të finalizohet në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Në të kaluarën lojtari është paraqitur edhe për Monacon. /Telegrafi/