Juventusi bën rokadë në sulm, largohet Jonathan David – vjen Nick Woltemade

Juventus FC ka bërë një lëvizje të dyfishtë në ditët e fundit të afatit kalimtar, duke riorganizuar repartin e sulmit.
Sulmuesi kanadez Jonathan David do të largohet nga Torino dhe do t’i bashkohet Atlético Madrid në formë huazimi, ndërsa Juventusi ka siguruar njëkohësisht shërbimet e Nick Woltemade nga Newcastle United.
Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, marrëveshjet janë arritur mes të gjitha palëve dhe tashmë është shkëmbyer edhe dokumentacioni për transferimet.
🚨🔴⚪️ Exclusive detail: Atlético Madrid will have €25m buy option clause as part of the Jonathan David deal.
Not mandatory, only option — up to Atléti in June 2027. pic.twitter.com/dAfOlyYks0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2026
David do të kalojë te Atletico Madrid në huazim, me klubin spanjoll që do të ketë opsionin e blerjes për 25 milionë euro në fund të sezonit.
Juventusi pritet të mbulojë rreth 50 për qind të pagës së sulmuesit kanadez gjatë periudhës së huazimit në Madrid, me shpresën që David të paraqitet mirë dhe Atletico të vendosë ta blejë përfundimisht.
Kjo është hera e dytë radhazi që Juventusi dhe Atletico Madrid bëjnë një lëvizje të ngjashme. Edhe sezonin e kaluar, Nico Gonzalez u largua nga Torino për t’iu bashkuar klubit madrilen në formë huazimi.
🚨🔴⚪️ BREAKING: Jonathan David to Atlético Madrid, here we go! Verbal agreement done with Juventus.
Initial loan deal with buy option clause for the Canadian striker who’s set to join Atléti as exclusively revealed last week.
Atléti will cover more than 50% of the salary. pic.twitter.com/6h9G99uuR3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2026
Woltemade vjen nga Newcastle
Në anën tjetër, Juventusi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Davidit. Nick Woltemade do të transferohet në Torino nga Newcastle United në formë huazimi për 5 milionë euro.
Marrëveshja nuk përfshin opsion blerjeje, kështu që sulmuesi gjerman do të rikthehet te Newcastle në fund të sezonit, përveç nëse klubet arrijnë një marrëveshje të re.
🚨💣 BREAKING: Juventus reached verbal agreement with Newcastle to sign Nick Woltemade, here we go!
Surprise move reported since last night has been agreed as Woltemade will become a Juventus player on Deadline Day.
Loan fee worth £3.5m to #NUFC, no option or obligation to buy. pic.twitter.com/Y5q1kzcbnA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2026
Megjithatë, sipas raportimeve nga Italia dhe Gjermania, Juventusi ende duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarin për kushtet personale.
Kështu, në ditët e fundit të afatit kalimtar, Juventusi po bën një rokadë të madhe në sulm. /Telegrafi/












































