LAJMI I FUNDIT:

Baseli po synon transferimin e Edon Zhegrovës

Baseli po synon transferimin e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, nuk po gjen hapësira tek Genku dhe ka kërkuar largimin nga skuadra belge.

Lazio e Milan kohëve të fundit kanë shfaqur interesim për sulmuesin e talentuar.

Por së fundmi kanë qenë mediat zvicerane që kanë raportuar se për shqiptarin nga Kosova interesim ka shfaqur gjiganti Basel.

Baseli është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe prioritet është talenti nga Prishtina, Edon Zhegrova.

19-vjeçari nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion me Genkun dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar largimin nga liderët e kampionatit belg.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Baseli që mund të ofrojë deri në tre milionë euro për transferimin e Zhegrovës.

Kujtojmë që skuadrat zvicerane kanë kohë për të kryer transferime deri më 15 shkurt kur edhe përfundon afati kalimtar në Zvicër.

Në rast se Edoni do t’i bashkohet Baselit, aty do të gjejë edhe dy shqiptarët tjerë Taulant Xhakën dhe Albian Ajetin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori