Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovarët dhe çështja e tarifës prej 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnjës në Kosovë mbeten dy çështje që dominojnë marrëdhëniet e Kosovës me BE-në e ndonjëherë edhe tërheqin vëmendjen nga progresi që bëhet në vend, mendojnë ekspertët nga BE-ja dhe parlamentarët evropianë.
David Cullen nga zyra e Komisionit të BE-së për politikën e jashtme përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, tha se “çëstja e tarifave ka hedhur hije ndaj shumë punëve të mira që janë duke u bërë”. Ndër të tjera ai përmendi adaptimin e një numri të madh të ligjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
Sipas Cullen institucionet e Kosovës kanë reaguar si duhet në ndaljen e kosovarëve nga vajtja në Siri, gjatë tre viteve të fundit. Mirëpo Cullen në raportimin e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian shtoi, se në Kosovë ajo që mbetet sfidë është “lufta kundër krimit të organizuar”.
Liberalizimi i vizave për kosovarët
Deri tash Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian që janë dy institucionet kryesore të unionit kanë kërkuar që kosovarëve t’iu hiqen vizat pasi janë plotësuar kushtet e vendosura më parë. Çështja që ka mbetur tek një vendim i vendeve anëtare, ka shkaktuar problem të kredibilitetit për institucionet e BE-së.
Igor Soltes, deputet nga Sllovenia, parlamentar nga partia e gjelbër, tha se kosovarët nuk bëjnë dallim në mes të institucioneve të BE-së, dhe me të drejtë. Soltes tha se liberalizimi i vizave duhet të bëhet sa më shpejtë, pasi vihet të pikëpyetje krdibiliteti i BE-së.
Me këtë u pajtua edhe Cullen, i cili tregoi se sa herë udhëton në Kosovë ai si zyrtar i Komisionit Evropian e pyesin për vizat. “Ne komisioni jemi ata që kemi kërkuar heqjen e vizave”, tha Cullen.
Në këtë diskutim e mori fjalën edhe liberali suedez Jasenko Selimoviq, i cili tha thjeshtë: “Kemi arritur në një situatë të mosbesimit”, ku BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën.
Tarifa dhe kërkesat e vazhdueshme për heqjen e saj
David Mcallister, anëtar i Krtistian Demokratëve të Gjermanisë, kërkoi nga ekspertët e Komisionit Evropian që të shohin se çfarë mund të bëhet në mënyrë që të hiqet tarifa që shihet si bllokadë për vazhdimin e dialogut. David Cullen tregoi për takime të shumta që janë bërë me zyrtarët kosovarë, disa prej të cilave kanë zgjatur edhe 7 orë dhe deklarimet e shumta.
Këto përpjekje dhe mungesa e rezultatit u shpjeguan nga Anna Maria Boura nga Komisioni Evropian, e cila tha se tarifa ka qenë një vendim që ka bashkuar të gjithë shoqërinë “e fragmentuar” kosovare.
“Tarifat dhe transformimi i FSK-së janë vendime popullore dhe sjellim unitet në një atmosferë të fragmentalizuar. Ato janë shumë popullore”, tha ajo. “Është një gjë që i bën kosovarët të ndjehen mirë për veten”.
“Komisioneri Hahn dhe Malstrom kanë dërguar letra për të treguar qëndrimin tonë te kosovarët”. Mendoj se tani jemi duke parë “sinjalet e para se mesazhi ynë është duke u dëgjuar”, tha Boura.
Transformimi i FSK-së dhe siguria
Nga ana e tij komandanti i forcave të KFOR- it Gjeneral Majori Lorenzo D’Addario, tha, se ai frikësohet nga krijimi i një situate ku një shkëndijë mund të shkaktojë trazira. Ai tha, se ata ballafaqohen me shumë sfida të krijuara nga lajmet e rreme, që skaktojnë tensione. Ai përmendi një titull nga muaji dhjetor që thoshte se FSK-ja do të “pushtojë” veriun më 31 dhjetor në ora 22:00.
“Për mua kërcënimi më i madh është një mjedis, i cili mund të shpërthente nga një incident i vetëm në diçka më të madhe”, tha D’Addario.
Ai tha se KFOR-i që e ka mandatin nga rezoluta 1244 është në situatë të mirë të ofrojë mjedist të sigurt, pasi është në kontakt edhe me Komandën e Lartë të Ushtrisë së Serbisë edhe FSK-së. Më tej, D’Addario tha se me ftesat e reja për intervista të ish-komandantëve të UÇK-së nuk ka pasur kërcënim të sigurisë. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë