LAJMI I FUNDIT:

Sot në Cineplexx të gjitha biletat 1.99 euro

Sot në Cineplexx të gjitha biletat 1.99 euro

Kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx do të nis shfaqjen e filmave me një orar të pazakonshëm.

E gjithë kjo për shkak të interesimit tejet të madh të filmdashësve për të shikuar film në ambientet mbresëlënëse të kinemasë.


Në fakt, përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale, menaxhmenti ka njoftuar se do të nis shfaqjen e filmave që nga ora 11:00 deri më 23:30 dhe si me çmime fantastike prej 1.99 eurove.

“Të gjitha biletat 2D, 3D dhe VIP vetëm për 1.99 euro. Nxitoni t’i blini biletat më herët sepse rezervime nuk pranojmë dhe nuk garantojmë se mund të gjeni bileta”, shkruan në njoftimin e kinemasë.

Theksojmë se Cineplexx ka përgatitur edhe befasi të reja për festat e fundvitit që do t’i zbulojnë gjatë ditëve në vijim.

KËTU mund ta shikoni repertuarin e filmave që do të shfaqen në ditëlindjen e kinemasë. /Telegrafi/