LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vazhdon me fitore, triumfon edhe kundër Trepça ’89

Prishtina vazhdon me fitore, triumfon edhe kundër Trepça ’89

Prishtina ka arritur fitoren e radhës në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. 

Prishtinasit para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë triumfuar kundër Trepça ’89 me rezultat 2-0.


Bardhekaltërit pothuajse gjatë gjithë ndeshjes dominuan ndërsa mysafirët u munduan që përmes kundërsulmeve të vijnë deri tek rruga e golit.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme, Mario Morina arriti të tund rrjetën e ekipit kundërshtar, Arben Beqirit.

Në të 28 minutë rast të mirë pati edhe Meriton Korenica, por në këtë rast dështoi para portierit të minatorëve.

Në pjesën e parë Muharrem Jashari në të 34 minutë ka mundur ta barazoj rezultatin, por që goditjen e tij e priti Visar Bekaj.

Në pjesën e dytë, ‘Plisat’ vazhduan me lojë më të mirë dhe arritën edhe njëherë të shënonin gol.

Paraprakisht, golashënuesi Morina goditi shtyllën dhjetë minuta pas fillimit të 45 minutshit të dytë të ndeshjes.

Zëvendësuesi Mergim Pefqeli u tregua i shkathët në të 70 minutë para portës së gjelbërezinjve dhe realizoi golin e dytë për prishtinasit.

Një minutë më vonë Trepça ’89 mbeti pa një lojtar pasi u ndëshkua me karton të kuq Ylber Maloku, i cili si lojtar i fundit ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin Basid Khalid.

Basid Khalid kishte një mundësi të mirë në minutën e fundit të takimit, por që nuk arriti ta mposht Beqirin.

Deri në fund të takimit më nuk pati raste për t’u theksuar dhe kështu ndeshja përfundoi në dobi të vendasve 2-0.

Pas kësaj, Prishtina zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 24 pikë gjersa gjendet në vendin e nëntë me 15 sosh.

Ndryshe, ‘Plisat’ gjatë fundjavës do të takohet me Drenicën gjersa Trepça ’89 do ta pres Gjilanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori