Martesa është gjendja më natyrale e njeriut, dhe për rrjedhojë, gjendja në të cilën ka më shumë të ngjarë të gjejmë lumturi të qëndrueshme. (Benjamin Franklin)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Çdo shoqëri, çdo kulturë ofron njëfarë kompensimi për të manipuluar me masën, me qëllim që ju të mos e ndjeni veten plotësisht në fatkeqësi, të trishtuar. Kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, këto festa nuk të bëjnë të lumtur, këto festa janë mirë për fëmijët.
Për fat të keq shoqëria jep kompensime vetëm atëherë kur ajo e ndien se pjesa e shtypur mund të shpërthejë dhe të krijojë një situatë të rrezikshme. Shoqëria, politika ka arritur të krijojë formula të ndryshme dhe të praktikojë në raste të veçanta, kur ajo e ndien se pjesa e shtypur mund të bëjë trazira, të krijojë një situatë të rrezikshme.
Festat reale janë liria juaj, e dalë nga jeta juaj, dhe festa juaj është çdo ditë, e jo ju të festoni vetëm kur të thotë ligji, kur do shoqëria. Kur tërë vitin ke qenë fatkeq, tërë vitin ke qenë i zymtë, secili është i zhytur në hallet e veta, ju duhet të festoni gjatë gjithë vitit, vetëm atëherë ju jeni të lirë, vetëm atëherë ju festoni lirinë dhe lumturinë.
Disa herë po e përmend, liria jote e vërtetë është ajo e brendshme, është e përhershme. Mos lejo që në lirinë tënde të përhershme të depërtojë ajo e përkohshmja, ajo që duket, preket. Kjo liri është e përkohshme, është liri e interesit, liri e të tjerëve, që manipulojnë me gjithë njerëzimin. Ju duhet të jeni të lumtur me lirinë tuaj, ju duhet ta shijoni aromën e dashurisë, ju duhet ta vlerësoni veten.
Sa më shumë që e vlerësoni aq më shumë do të vleni, sa më shumë kujdeseni aq më të shëndetshëm do të jeni. Kujdes veshjen, kujdes ushqimin, shijoje jetën, çdo gjë ka bukurinë e vet, ka ndjesinë e vet. Nëse ju jeni të ndjeshëm, atëherë është diçka që shpreh shijen tuaj, ndjenjat tuaja, kulturën tuaj, thelbin tuaj. Çdo gjë që bëni, ju duhet ta mbani edhe përgjegjësinë e individualitetit tuaj, atëherë ju jeni të lirë të festoni për çdo ditë.
Për asgjë nuk ia vlen të trishtoheni, ju jeni gati, juve nuk ju befason asgjë. Kur jeni të sëmurë, ju thërrisni mjekun, por kërkon t’ju vizitojnë, thërrisni ata që mund t’ju disponojnë, sepse asgjë nuk shëron më mirë sesa gjendja shpirtërore festive. Veproni, bëjeni, transformojeni të keqen në të mirën, ky është art i personalitetit tënd të shpirtit, se edhe vdekja do të jetë maja më e lartë e synimit të jetës suaj. Vdekja e tij nuk do të jetë e shëmtuar, sepse jeta e tij ka qenë e lumtur, e lirë, nuk ka shkuar dëm, vdekja duhet të jetë parim paqësor, një ndarje e ngrohtë me miqtë e vjetër, me botën e vjetër, të mos jetë tragjedi, të vazhdojë jeta edhe pas meje me bukuritë e veta të pafundme.
Gjithçka varet nga brendia juaj, nga ju varet a do të shtohet heshtja, qetësia, lumturia, ndershmëria dhe gëzimi, që të depërtojë, kalojë nëpërmjet besimit, interesimit dhe kujdesit, mundohuni ta fusni këtë në jetë, kjo është liria juaj personale.
Jeta është shumë e bukur, ajo është shpërblim, ajo është e dhënë vetëm atyre që e kanë fituar të drejtën e dashurisë, atyre që e kanë merituar. Atëherë bëjeni jetën të lumtur, gëzojuni “Aromës së Dashurisë”. Njeriu që është i lirë, që ka arritur ta njohë veten, që bën një jetë të plotë, nuk e tepron në asgjë, nuk pi duhan, nuk përdor lëndë narkotike. Të bësh, të jetosh një jetë të lirë, është diçka e lumtur, diçka e gëzueshme, prandaj ti nuk lejon ta shkatërrosh lumturinë me alkool e me drogë. Alkooli, droga, duhani, kjo shprehi kjo sjellje, ky ves nuk mund të ndryshojë asgjë, përkundrazi efekti është i kundërt.
Njeriu nëse bën jetë të lirë, jetë të plotë, çdo moment i tij është i vlefshëm, ai nuk humb kohë në TV me orë të tëra, atij nuk i interesojnë punët e huaja, atij nuk i interesojnë se si duhen të tjerët, sepse ai vetë bën dashurinë. Ai që jeton i lirë, e shfrytëzon çdo moment, ai është ambicioz, ai është i lumtur, atij nuk i mungon asgjë, ai është i lumtur me atë që ka dhe që bën, ai nuk pretendon asgjë më shumë. Njeriu është i çuditshëm, është i çmendur pas dëshirës për më shumë e më shumë, ky është shkaku pse ju nuk bëni jetë të lirë.
Njeriu i lirë, i arsyeshëm, është problem për politikën, atij i bëjnë pengesa të ndryshme, aplikojnë ligje, sepse ai bën një jetë të arsyeshme dhe të drejtë, ai nuk është barrë e askujt, ai është pengesë e interesave të politikës në botë. Njeriun e lirë dhe të arsyeshëm, nuk mund ta detyrojnë të gënjejë, të vrasë njerëz, ose të vritet, sepse njeriu i madh mund të jetojë vetëm në saje të faktit se miliona njerëz janë fare pa vlerë, janë lëndë e parë, për një përdorim. Njeriu, i cili jeton i lirë, e shfrytëzon çdo moment, që jeta e tij personale të bëhet e lumtur, e gëzueshme, arrin ta shijojë aromën e jetës. Njeriu i tillë e përfaqëson vetveten, është zot i vetes, stili i tij i jetesës është gëzim, dhe zemra e tij mbushet me këngë, me hare. Ky njeri, ky person është i lirë, sepse ka informata të bollshme, ai ka lexuar libra, ai e ka gjetur të vërtetën e vet, ai ka informata të sakta.
Njeriu i interesuar kërkon të vërtetën sepse është i pafajshëm, pa paragjykuar. Në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar tre deri në pesë milionë njerëz të të gjitha racave, pa dallim moshe dhe grade të njëjtë, janë të tillë, për një moment jetojnë bashkë, thjesht si një familje. Të shohësh gjithë ata njerëz që ushqehen nga e njëjta kuzhinë, nuk konsumojnë asgjë që shkon në dëm të shëndetit të tyre, këta njerëz për momentin besojnë, e jetojnë jetën të lirë, pa ndasi, të lumtur me njëri-tjetrin, këta njerëz në mënyrë të plotë e kuptojnë njëri-tjetrin, jetojnë sipas rrugës së besimit për një jetë më të mirë, pa e ngarkuar jetën e tjetrit dhe pa i lejuar askujt të përzihet në jetën e tij personale. Gjithë ata njerëz që në kohë të caktuar dhe në vend të caktuar, jetojnë bashkë të lumtur, të gëzuar si një familje.
Dashuria duhet të jetë antioksidant, t’i eliminojë helmet, të ketë një cilësi të tillë, që të sjellë lirinë e vërtetë pa imponime. Në qoftë se ti mendon vetëm për obligimin rreth martesës dhe seksit, kurse dashurinë e ke harruar, nuk e ke kuptuar, ti thjesht e lë veten anash. Është e vërtetë ti do të bësh fëmijë, do të krijosh familje, por ti do të jetosh me një ngarkesë të madhe, për t’u përballuar me këto kërkesa. Ja që mashkulli/burri nuk i pranon lehtë, i ikën ballafaqimit me problemet, e zhvendos nevojën, kërkon arsyetim. Ti do të luash bixhoz-letra, do të shikosh filma, do të shikosh futboll në TV, do të shkosh në ndeshje në stadium, kjo është arsye për t’iu ikur obligimeve, kështu prodhon përvoja të errëta, mërzi, me një shqetësim të përhershëm.
Dashuria nuk njeh asnjë kufi, dashuria e vërtetë nuk është xheloze, dashuria e vërtetë të jep liri. Kujdesu për shëndetin, për trupin tënd, njeriu duhet ta vlerësojë veten, shpirtin e vet. Sa më shumë që e vlerëson, aq më shumë edhe vlen. Kjo është e natyrshme, përndryshe ti nuk mund të mbijetosh.
Bukuria e kësaj është se ti e do veten, sepse kjo ty të zbukuron. Njeriu e do veten, është elegant, është i pastër, rrezaton pozitivistet, është i arsyeshëm në jetë. Ti, nëse nuk kujdesesh për fëmijët, ti nuk i do. Ti nëse nuk e do shtëpinë, nuk e pastron, ti nëse e do veten, me interesimin tënd, ti do të shpërndash gjithçka që vlen. Nëse e do vetveten, atëherë ti do të vazhdosh të kujdesesh për veten.
Për herë të parë, kur vjen dashuria, ti nuk je i vetëdijshëm se çfarë po ndodh, e vëren se zemra jote po ndryshon ritmin, fluturon nga lumturia, vëren aromën e shpirtit, që përpara nuk e ke pasur, nuk e ke njohur. E gjithë kjo ndjenjë të drejton se diçka po ndodh, fillon një lidhje e re, fillon të lidhesh me një përvojë të re, kjo është pikërisht dashuria.
Këtë ndjenjë të dashurisë e njohin më mirë mistikët. Shumë të rrallë janë njerëzit e rëndomtë që e përjetojnë këtë dashuri. Për ta njohur dashurinë e vërtetë, sipas Osho-s, ti do të duhej ta njiheshe meditimin dhe të futeshe në botën e mistikut (sipas Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re, prej shekullit XIII deri në shekullin XVI). Kurse sipas fesë islame, njihen misteret shiite, që shfaqen pasionet, posaçërisht solidarizimi me vrasjen e imam Hyseint. Misticizmi haset edhe në fetë që e konceptojnë si diçka rrënjësisht të ndryshme nga bota, por në raste të tilla ai është shpesh temë polemikash, si në Sufizëm, në Judaizëm, shih Kabala, dhe Krishterimin.
Këto dallime-debate janë pasojë e mistikëve. Një ndër mistikët e mëdhenj sofistë, Omar Khajami, tregon më shumë kuptim sesa kur thotë: Unë do të vazhdoj të jem vetvetja, nuk kam ndërmend t’i kushtoj vëmendje predikuesve të feve, sepse kam besimin se dashuria dhe Zoti është në mënyrë të mjaftueshme, unë nuk mund të bëj asnjë mëkat më shumë sesa dashuria. Atëherë përse duhet shqetësuar? Duart tona janë aq të vogla, edhe mëkatet tona janë aq të vogla. Sipas mistikut Kabiri, ai që ka përjetuar përvojën, ai që e ka realizuar? Unë kërkova të vërtetën, por është e habitshme të thuash, se sa kohë që isha kërkues, e vërteta gjendej. Kur e vërteta u gjet, kërkuesi nuk ndodhej më. Dashuria është një prej fjalëve, të cilat secili i përdor, por të rrallët janë ata që i kuptojnë, kështu që dashuria vjen gjithmonë e përkryer.
Të gjithë ne jetojmë në botën e prindërve, mësuesve, ku secili mendon se bën punë më të mirë. Këtu është qëllimi im, thjesht që ti të jesh vetvetja, me vetë respektin tënd të madh, me dinjitet nga njohja e asaj se pa dëshirën tënde je në këtë botë dhe pa dëshirën tënde do të shkosh nga kjo botë, edhe bota ka nevojë për ty. Atëherë ti mund fillosh ta zbulosh vetveten se cili je. Ky është fillimi i dashurisë së vërtetë.
Ti sa më shumë jep dashuri, aq më shumë akumulon dashuri, ajo nuk shteron – përkundrazi ajo shumëzohet. Dashuria është e pamatshme, atë nuk mund ta matim me asgjë. Përvoja, interesimi, kujdesi pa kushte, dashuria përnjëmend ajo është origjinale e ndjen veten të detyruar ndaj njeriut, i cili e ka pranuar dashurinë e tij, ai dorëzohet sepse është i hipnotizuar. Kur fillon dashuri me një ndjenjë të vërtetë të thellë, ti do të habitsh, do të thuash unë jam i pari, unë jam princ, unë jam mbret. Ti je i pasur, ti fluturon.
Është e vërtetë se dashuria i përket botës së perandorëve e jo të varfërve. Njeriu që dashuron është perandor, bëhet princ, bëhet i pasur kur është i mbushur me dashuri, ai ka çka jep, ai mund të japë/dhurojë dashuri pa asnjë kusht. Atëherë kur ti fillon të japësh, fillon t’i shpërndash dashuri të gjithëve, jo vetëm njerëzve por edhe kafshëve, shpezëve, luleve, por, kujdes se lulja/ dashuria është shumë e ndjeshme – ajo kërkon ta ledhatosh me sy, se nëse e prek – ajo lëndohet, loton.
Dashuria është art, ajo ka mënyrat e veta për ta arritur thellësinë dhe të depërtojë në shpirtin tënd. Sa më shumë jep, aq më tepër merr. Jeta bëhet shumë e mirë, vërtet valle e dashurisë. Ti nëse e do veten, do të habitesh, edhe të tjerët ty do të të duan. Askush nuk e do njeriun i cili nuk e do veten. Ta duash veten është vlerë e madhe shpirtërore.
Njeriu që kujdeset dhe e do veten nuk mund të jetë egoist, dashuria është një nga sekretet e alkimistit, që duhet kuptuar, përjetuar. Dashuria gjithnjë e zhduk egon. Kur dashuron njeriu, është i vërtetë. Dashuria shkakton dhimbje, sepse transformohet prej një ndjenje të çuditshme të së vjetrës në diçka të re. E reja është në pritje, në ankth, e panjohur dhe e çuditshme, por edhe e rrezikshme. Është një ndarje nga e vjetra në diçka të re, në pavetëdijen tënde lind frika, frikë e këndshme, një ndjenjë e lezetshme, kjo nevojë lind si kur lind fëmija nga nëna, që vjen në jetë me piskamën dhe me të rejat që sjell jeta, me shumë të panjohura. Nga ky transformim, nga kjo frikë njeriu bën një jetë të privuar nga dashuria, ata vuajnë.
Të vuash në dashuri është e kotë, është tragjedi. Ti mund të duash, ti mund të dashurosh, por dashuria mund të ekzistojë mes dyanshmërisë, polaritetit. Për mendjen induse, thuhet se ti e do gruan tënde, jo për hir të gruas: ti e do gruan për veten tënde, ti e do atë, sepse ajo të jep ty kënaqësi, ti i do fëmijët, ti i do shokët, por jo për hir të tyre, por për hir tëndin. Fëmija ty të bën të lumtur, gruaja të jep kënaqësi, miku të përkrah në ngushëllime. Edhe nëse thua se ti i do të tjerët, kjo është një mënyrë për ta dashur veten, një rrugë e gjatë e drejtë që ta duash veten, por kjo është enigma më e madhe.
Të dashurosh të duash është ngritja jote e vetëdijes në lartësinë e duhur, ngrija e jote përtej kufijve të materies dhe jashtë kufijve të trupit. Në çastin kur ti kupton dashurinë si nevojë, si diçka personale shpirtërore për të qenë i lumtur dhe i shëndetshëm. Tani problem kryesor qëndron në atë se si ta transformojmë trupin, ta njohësh vetveten jashtë kufijve të gjithçkaje të përkryer. Kryesorja është se si mund të dilet jashtë kufijve të ngritjes sonë mendore, të shikosh drejt vetëdijes tënde.
Vetëdija nuk ka kufi, sa më shumë i vetëdijshëm të jesh, aq më shumë e kupton se sa mundësi të jep jeta. Kur ti arrin në kulm, në majë, përpara teje shfaqet liria e jote absolute. Ti e di çka kërkon nga jeta, ti e di çka i duhet një femre, ti arrin plotësosh kërkesat, ëndrrat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë