Si duhet t’i kuptojmë sinjalet që na japin qentë përmes gjuhës së trupit

Nëse njerëzit kujdesen për të përcjellë çdo ngjyrim të mendimit apo emocionit, shoqëruar nga fjalë, tinguj, gjeste, etj., qentë kujdesen për të bërë të njëjtën gjë, por në gjuhën e tyre
Është provuar përtej çdo dyshimi se qentë e kanë më të lehtë të kuptojnë gjendjen tonë emocionale dhe mendimet tona edhe nëse ne nuk i shprehim ato.
Detyra jonë është të tregojmë kujdesin e duhur për të kuptuar shenjat që na dërgon qeni, kur kërkon të shprehë emocionet e tij, në mënyrë që të shmanget çdo “incident diplomatik” mes palëve. Për këtë nuk duhet as një përgatitje enciklopedike dhe as një kurs trajnimi.
“Gjuha” e bishtit
Kur shihni një qen që po tund bishtin me forcë, mesazhi është i qartë: “Jam i lumtur që po të shoh”. Nga ana tjetër, nëse një qen qëndron përballë jush me bishtin pothuajse në gjendje të lirë, por pa lëvizur, me siguri dëshiron që t’ju njohë disi më mirë.
Ndoshta nuk do t’ju sulmojë, por nuk është as gati t’ju japë një përqafim të madh. Kini kujdes, sidomos nga një qen që ju sheh në sy, me bishtin ngritur lart dhe pa lëvizur. Është me siguri i shqetësuar dhe nuk është çudi që t’ju sulmojë, nëse ju nuk shihni punën tuaj.
“Gjuha” e veshëve
Qentë nuk komunikojnë vetëm me pjesën e tyre të pasme. Përthyerja e veshëve pas kokës dhe animi i kokës në njërin krah mund të tregojnë interes, por jo rrallë edhe frikë. Nuk është çudi, në rast se kjo frikë shfaqet me sjellje agresive ndaj, nëse nuk e njihni qenin mirë, kini kujdes në kontaktin me të.
Nëse qeni juaj dëgjon diçka interesante apo sheh një objekt që i intereson, do ta shihni me veshët lart, me vëmendjen për të reaguar, në rast nevoje. Ju takon të jeni më të vëmendshëm për të paraprirë sjelljen e tij në çdo rrethanë që mund të paraqitet. E shini me veshët pas e kokën ulur poshtë? Me siguri që ka frikë. Bëni ç’të keni mundësi që të mos e shihni kurrë qenin tuaj në këtë gjendje. Një qen i frikësuar është një qen i dëshpëruar.
“Gjuha” e fytyrës
Qentë dinë t’ju lexojnë në çdo tonalitet të humorit tuaj. Në rast se ju jeni i trishtuar edhe qeni juaj do të jetë i trishtuar. Në rast se ju jeni i lumtur dhe i gatshëm për ta ndarë këtë lumturi me të, më shumë gjasa, do t’i shihni në portret një buzëqeshje vesh më vesh. (Kujdes! Mos e ngatërroni këtë grimasë me ngërdheshjen: ajo do të thotë “Largohu!”
“Gjuha” e trupit
Shpesh qentë komunikojnë edhe me gjithë trupin e tyre, për të përcjellë tek ju mesazhin që duan të japin. Përkulin bustin në ftesë për lojë apo shtrihen me katër këmbët në ajër; mesazhi është i qartë: ”Jam miku yt, eja të luajmë!”.
Nëse e shihni qenin përballë jush, ulur, të vëmendshëm ndaj jush, por pa interes për t’u afruar, kujdes! Ajo që do t’ju thotë me pak fjalë, përkthehet: “S’dua të më vish afër!” . /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Truku për pastrimin e frigoriferit ngrirës: Një gjë e vogël mund t'ju ndihmojë të hiqni qafe akullin e grumbulluar

Çfarë i ke këmbët, ashtu e ke edhe zemrën: Forma e shputave zbulon gjithë personalitetin!

Disa shenja që tregojnë se lagështia ka hyrë në shtëpinë tuaj

Objektet e shtëpisë që i bëjnë keq shëndetit tuaj

Shkrini frigoriferin për gjysmë ore: Ju duhet vetëm një gjë

Këtë lëng e mban në shtëpi çdo femër, i heq për mrekulli njollat nga atletet

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin