Dy fjalë që meshkujt urrejnë janë ‘Mos’ dhe ‘Ndalo’, por ndryshon nëse i vendosni bashkë.
Për meshkujt qëllimi është të mos arrijnë një orgazëm të shpejtë, ndërsa për femrat gjërat janë pak më të komplikuara. Shpesh, shumë prej tare pyesim veten cili është sekreti i një orgazme të shpejtë dhe të shpeshtë.
Kërkimet e sotme kanë eksperimentuar dhe dalë në disa përfundime, të cilat janë shumë ndihmuese për të gjitha femrat, transmeton Telegrafi.
Çliro mendjen
Për çfarë mendon përpara apo gjatë seksit? Disa kërkues holandez kanë zbuluar që më e rëndësishmja gjatë aktit seksual është ajo që kalon nëpër mendjet tona sesa në trupin tonë. Bazuar në eksperimentin e tyre, kanë regjistruar me anë të një skaneri cerebral, disa aktivitete të trurit që ndikojnë në ereksion.
Rezultati: Ndërkohë që meshkujt kërkojnë stimulim fizik, femrat e kanë stimul mendor. Ju duket e vështirë? Mendo për holandezet të cilat ia kanë dalë në një laborator.
Këshilla: Çlironi mendjen nga çdo gjë, nga çdo stres sepse ka momente të tjera për të menduar dhe mendo vetëm për atë që. të eksiton më shumë në atë moment. Stimuloni veten me mendimet e tuaja erotike.
Nise me pije
Përveç përkëdheljeve, një dolli është preliminari më i mirë. Kush pi disa gota verëshampanjë, i rritet dëshira për seks dhe shton ereksionin vagjinal.
Këshilla: E mira është të mos teprohet me alkool deri në dehje pasi mund të rrezikoni t’ju zërë gjumi.
Rezultati: Një dolli e përbashkët ju afron më shumë dhe stimulon imagjinatën.
Mësoji të të prekin
Femrat arrijnë orgazmën më shpejt me masturbim sesa me penetrim. Kjo është një e vërtetë e vërtetuar shkencërisht. Ndaj, më e mira që mund të bëni përveçse të prekni veten, është ta mësoni atë t’ju prekë aty ku ju pëlqen më shumë (dhe për këtë nuk ka turp). Nëse e doni mashkullin tuaj gjithçka është më e thjeshtë.
Dashuria është një ndihmuese e madhe në sasinë e orgazmave tuaja. Sa më e përfshirë të ndiheni në lidhjen tuaj, aq më të mëdha janë mundësitë e orgazmave të shpeshta. Kjo funksionon edhe për mashkullin. Shpesh dhe atyre u ndodh që ta ndjejnë më shumë çastin kulminant në një marrëdhënie, nëse janë vërtetë të dashuruar me ju.
Këshilla: Dashuroni dhe bëhuni të dashuruara.
Rezultati: Të dy përfundojnë të kënaqur në shtrat.
Eksitohu nga ai
Valët e eksitimit, rrahjet e zemrës së tij mbi tënden, frymëmarrja e cila vështirësohet, janë shenjat një kënaqësie të plotë. Në momentin që ju i ndjeni nga ai duhet t’i shijoni dhe të jepni të njëjtin mesazh kënaqësie. Fakti që juve eksiton kjo situatë, do të thotë që edhe mashkullin tuaj do ta kënaqte një gjë e tillë nga ana juaj.
Këshilla: Tregoja me fjalë kënaqësinë.
Rezultati: Do jeni në harmoni të paimagjinueshme me njëri-tjetrin.
Syri bën pjesën e tij
Femrat të cilat kanë tërheqje fizike nga mashkulli i tyre e kanë më të lehtë të kënaqen në shtrat. Kjo nuk do të thotë me patjetër që i dashuri juaj duhet të jetë Brad Pitt, por në sytë tuaja ai duhet t jetë seksi.
Këshilla: Kërkojini atij të mbaj pamjen që ju pëlqen më shumë, apo detajin më të pëlqyer nga ju.
Rezultati: Nga këndvështrimi ju ai do bëhet më seksi dhe e rëndësishmja është që juve t’ju duket më i miri.
Vaginale apo me penetrim?
Sigmund Frojd ka hamendësuar se për një femër e cila arrin të ketë orgazma me anë të penetrimit është shenjë maturie. Ndërsa në vitet ’50 Alfrerd Kinsey i kushtoi tepër vëmendje stimulimit të klitorit. Të gjitha këto përfundime tregojnë se trupi i një femre ka dy lloje kënaqësish: Me penetrim dhe me stimulim klitori.
Këshilla: Gjatë aktit seksual stimuloni klitorit tuaj.
Rezultati: është ai që ka rëndësi dhe jo mënyra sesi arrihet.
Tri gjëra që ndoshta nuk i dinit
1. Orgazma zgjat 10-20 sekonda
Kështu 27% e femrave kanë këtë kënaqësi, por 3% nuk e kanë fatin t’i zgjasë kaq shumë, kësaj pakice i zgjat 5-10 sekonda.
2. Sa më shumë orgazma, aq më shumë ulet ndjeshmëria erotike nga stimulimet
Kjo do të thotë se sa më shumë orgazma të keni, aq më shumë ulet ndjeshmëria dhe rritet pritshmëria. Me praktikën do të gjeni plot kënaqësi të reja.
3. Dhimbja e kokës është arsyeja më e mirë për të bërë seks
Seksi është çliruesi i 50% të dhimbjeve trupore. Stop ilaçeve, thjeshtë merrni partnerin tuaj në vendin të tyre.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre