Liderët e vendit kanë shprehur mirënjohje ndaj eurodeputetëve që votuan pro lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në Komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE).
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës u mbyll me sukses.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Pas plotësimit të të gjitha kushteve për liberalizim, hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës u mbyll me sukses. Parlamenti Evropian, respektivisht Komiteti LIBE për të Drejta Civile, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme, aprovoi sot mandatin për hapjen e negociatave me Komisionin Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së. Mirënjohës për angazhimin e madh dhe të vazhdueshëm të eurodeputetes dhe raportueses për liberalizim të vizave në Parlamentin Evropian, Tanjo Fajon, dhe të gjithë euro-deputetëve tjerë që votuan pro lëvizjes së lirë për kosovarët”, ka thënë Haradinaj.
Në anën tjetër presidenti, Hashim Thaçi ka thënë se Komisioni LIBE, ka marr një vendim të drejtë duke votuar pro liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar si lajm pozitiv për Kosovën dhe qytetarët e saj, vendimin e Komisionit LIBE pro liberalizimit të vizave.
Veseli ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe pret që brenda këtij viti qytetarët të lëvizin pa viza në Zonën Schengen.
“Komisioni LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave. Ky është një lajm i merituar për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Për këtë është deklaruar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli duke uruar qytetarët e Kosovës për këtë hap drejt liberalizimit të vizave.
“Urime Kosovë ! Edhe një hap më afër. Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Mbetet edhe sfida e fundit, do të ia dalim”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, Komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian ka votuar sot pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Me 30 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenime, Komisioni LIBE ka miratuar raportin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Allen: Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët e Maqedonisë së Veriut që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës
Isak Vorguçiq tregon për mungesën e gazetarëve dhe sfidat e mediave në gjuhën serbe në Kosovë
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit