“I dashur, ajo është Madonna,” tha regjisori i famshëm anglez Guy Ritchie, kur u pyet se pse e kishte lënë vajzën të argëtohej me një pop yll kundërthënës.
Kjo fjali mund të shpjegojë dhe të përcaktojë më së miri një grua që vjen nga një familje modeste dhe arrin të bëhet simbol absolut planetar – pa marrë parasysh se çfarë muzike dëgjoni.
Nuk ka ndonjë person që nuk ka dëgjuar për këngëtaren Madonna, e cila sot ka mbushur plot gjashtë dekada jetë.
Në vitin 1989 ajo pushtoi botën dhe pothuajse të gjitha koleget e saja po ndjekin hap pas hapi karrierën e këngëtares.
Madje, edhe Lady Gaga, Beyonce, Britney Spears, Rita Ora, Dua Lipa nuk e “shpikën ujin e ngrohtë”.
Ajo bëri gjithçka – doli e zhveshur në skenë, masturboi në publik, dashuroi gratë e të tjerëve, mbante flamujt e vendeve pritëse, flirtoi me kishën, kryqëzoi personalitete, mbështeti homoseksualët, adoptoi fëmijë nga vendet e varfra dhe shumëçka tjetër.
Gjithçka tashmë është bërë nga Madonna Luiz Chikone, fëmija i tretë i imigrantit italian, Silvio dhe kanadezes, Louise.
Karrierën e filloi me albumin “True Blue”, i cili u bë më i shitur i një artiste femre. Kur publikoi këngën, “Like a Prayer”, arriti të bënte botën për vete.
“Unë isha një rebele. E dija se se dëshiroja të bëhesha diçka tjetër. Në shkollën fillore dhe të mesme, isha një nxënëse e shkëlqyer. Në vitin 1978 hoqa dorë nga kolegji dhe u zhvendosa në New York, shkova e vetme atje me 35 dollarë në xhep. Shita pjekurina dhe jetova në shtëpi për të pastrehë”, kishte treguar vite më parë Madonna, e cila u bë ikonë për një kohë të shkurtër.
Vajzat në mbarë botën e imituan, vishnin gjithnjë e më pak rroba, ishin të lira, donin që për dashurinë të këndonte Madonna gjersa karakterizohej si “mbretëresha e blasfemisë dhe imoralitetit”.
“Papa Don’t Preach”, e cila flet për gratë të mitura shtatzëna, edhe sot është një këngë “mjaft e diskutueshme” dhe me shfaqjen në të ka thyer të gjitha tabutë rreth paraqitjeve provokuese.
Me ardhjen e mijëvjeçarit të ri, Madonna filloi të bashkohej me disa linja të tjera muzikore dhe me albumin “American Life”, kritikoi gjënë e fundit të mbetur – shoqëria amerikane.
Sot, Madonna është nëna e gjashtë fëmijëve. Ajo adoptoi katër fëmijë nga Afrika, nga dy motra binjake, Stelle dhe Estere, David dhe Mercy James.
Këngëtarja 60-vjeçare aktualisht po jeton në Lisbonë të Portugalisë, ku djali i saj Rocco po krijon karrierë të futbollistit në Benfica.
Ajo është e angazhuar në punë humanitare, promovimin e llojeve të ndryshme të artit, më së shpeshti avangardë, forma të reja që theksojnë lirinë e shprehjes.
URIME ditëlindjen! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2024: Data, ora e deri te lista e të ftuarve
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara ‘PO’
Bad Bunny, Chris Hemsworth, Jennifer Lopez dhe Zendaya janë bashkëkryesuesit e Met Gala 2024
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'