LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nuk beson në qëndrimin e Luka Modricit, ka gati listën me tre emra

Real Madridi nuk beson në qëndrimin e Luka Modricit, ka gati listën me tre emra

Mateo Kovacic është vetëm një hap larg që të huazohet te Chelsea, ndërsa Luka Modric dëshiron të shkojë te Interi.

Nuk është më fshehtësi që kroati dëshiron të largohet nga Real Madridi për të provuar një eksperiencë në Serie A.


Largimi i Cristiano Ronaldos  ia ka prishur planet dy mesfushorëve, që tani kanë kërkuar largimin.

Tre emra janë në agjendën e mbretërve.

Christian Eriksen (26 vjeç) është zëvendësimi ideal për Modricin.

Është paksa problem që të negociohet me Tottenhamin në këtë kohë, kur kanë mbetur edhe dy ditë drejt mbylljes së afatit në Ligën Premier.

Duke ia shtuar kësaj edhe problemin për negocim me presidentin e klubit londinez, Daniel Levy.

Kjo pasi Real ka pasur përvojë të hekurt në negociatat për Modricin dhe Gareth Balen, ndërsa njëjtë e pësuan edhe me Mauricio Pochettinon.

Në anën tjetër Julen Lopetegui do të mirëpriste ardhjen e Thiago Alcantara (27 vjeç), lojtar i Bayern Munichut që ka luajtur në të kaluarën te Barcelona.

Real kishte mundësinë që të nënshkruante pesë vite më parë për 20 milionë euro, por bordi nuk pranoi ta paguante klauzolën e tij.

Lopetegui beson se ai është një lojtar që është në gjendje ta diktojë ritmin e lojës.

Mundësia e tretë është ballkanasi i lindur në Spanjë, Sergej Milinkovic-Savic.

Lazio kërkon 100 milionë euro për transferimin e tij, por Los Blancos besojnë  që mund ta marrin edhe për një çmim më të ulur.

Çmimi aktualisht ka rënë në 70 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori