LAJMI I FUNDIT:

Interi kthehet pas Darmianit

Interi kthehet pas Darmianit
Matteo Darmian (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Interi është ende në kontakt me përfaqësuesit e Matteo Darmian, me trajnerin Luciano Spalletti që ka vendosur se ka nevojë për lojtarin e Manchester United.

Ishte e njohur se Nerazzurët ishin në kërkim të një mbrojtësi të krahut, por ata sapo nënshkruan me kroatin Sime Vrsaljko nga Atletico Madrid.


Kjo duket se i dha fund spekulimeve se mbrojtësi i Italisëm Darmian, mund të kalojë në Giuseppe Meazza, ndërsa Napoli tani është favoriti për nënshkrimin e tij.

Mourinho: Darmian dëshiron të largohet
Lexo po ashtu Mourinho: Darmian dëshiron të largohet

Megjithatë, eksperti italian i transferimeve Gianluca Di Marzio pretendon se Interi mund të kërkojë akoma 28-vjeçarin e Unitedit.

Mourinho ka konfirmuar dëshirën e Darmianit për largim (Getty Images)

Sipas këtij gazetari, Spalletti ka eksperimentuar me formacione të ndryshme taktike, duke përgatitur skuadrën e tij për sezonin e ri.

Duke qenë se Asamoah i gjithanshëm, ka qenë veçanërisht mbresëlënës si një mesfushor dhe jo si mbrojtës i majtë, trajneri i Nerazzurrëve mund t’i tregojë klubit të tij se ai ka nevojë për një tjetër lojtar në mbrojtje.

Unitedi është gati të shesë Rojon e Darmianin për të financuar blerjet e reja
Lexo po ashtu Unitedi është gati të shesë Rojon e Darmianin për të financuar blerjet e reja

Napoli, pavarësisht se është favorit për të transferuar Darmianin, ende nuk ka arritur një marrëveshje për të siguruar nënshkrimin e tij.

Dhe me Interin që ende po monitoron situatën dhe ende është në kontakt me shoqëruesit e lojtarit, ata mund të kthehen sërish tek ish-lojtari i Torinos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori