LAJMI I FUNDIT:

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Një ndër lojtarët më në formë anglezë këtë sezon, Eric Dier, beson se ai e ka merituar ftesën nga përzgjedhësi Gareth Southgate para nisjes së Euro 2024.

Ditën e martë, Southgate publikoi listën preliminare prej 33 futbollistëve të ftuar për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani këtë verë, në një listë ku befasitë nuk munguan.

Yje si Marcus Rashford dhe Jordan Henderson që ishin ‘të paprekshëm’ më herët në listën e Southgate, tanimë ishin lënë jashtë nga tekniku anglez për shkak të sezoneve zhgënjyese që kishin kaluar.

Anglia mund të thuhet se për momentin po vuan për eksperiencë në qendër të mbrojtjes, pasi Harry Maguire dhe John Stones kanë vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon.

Me këtë në mendje, Southgate kishte ftuar pesë mbrojtës, por befasisht Eric Dier nuk ishte në mesin e tyre.

Marcus Rashford thyen heshtjen me një koment befasues pasi u la jashtë listës për Euro 2024
Lexo po ashtu Marcus Rashford thyen heshtjen me një koment befasues pasi u la jashtë listës për Euro 2024

Dier nuk është përfshirë në ekipin e Anglisë që nga marsi i vitit të kaluar, dhe nuk ka luajtur ndonjë minutë për ‘Tre Luanët’ që prej Botërorit të vitit 2022 në Katar.

Para ndeshjes së Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, Dier kishte argumentuar se ai e meriton që të jetë në aeroplan për në Gjermani këtë verë.

“Natyrisht, unë dua të jem pjesë e Anglisë dhe besoj se duhet të kem një vend aty, unë jam një lojtar i atij niveli”.

“Nuk kam biseduar fare me Southgate, por ju tentoni të luani sa më mirë që është e mundur për klubij tuaj dhe pastaj vendimi nuk është në duart e tua”.

“Që prej Botërorit, unë nuk do të thoja se kam pasur rënie të formës, unë po luaj futbollin më të mirë në karrierën time që prej se Antonio Conte erdhi te Tottenhami, dhe këtë formë e kam marrë tek Bayerni dhe mendoj se e kam treguar këtë”, kishte thënë Dier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia në epërsi ndaj Serbisë - gol dhe rekord për Jude Bellingham

Anglia në epërsi ndaj Serbisë - gol dhe rekord për Jude Bellingham

Përfaqësueset

"Chiesa dhe Barella mund të luanin edhe në 2006-tën, Dimarcon do ta zëvendësoja menjëherë" - Totti flet pas ndeshjes me Shqipërinë

Përfaqësueset
Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përfaqësueset
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori