LAJMI I FUNDIT:

Gjyqësi, digjitalizohet lista e dënimeve (Video)

Gjyqësi, digjitalizohet lista e dënimeve (Video)

Rreth 260 mijië dënime u janë dhënë qytetarëve të Kosovës nga ana e gjykatave që nga viti 1999 e deri më tani.

Kjo shifër kaq e madhe është përmendur në një komunikatë zyrtare nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, përmes së cilës ka njoftuar se ata kanë mbështetur zhvillimin e Sistemit Kombëtar qendror të Evidencës Penale në Kosovë.


E fillimi i digjitalizimit u bë përmes një ceremonie të martën, këtu kryesuesi i Këshilli Gjyqësor, Nehat Idrizi, tha se mungesa e një sistemi të tillë në praktikë krijon shumë probleme. /klankosova/