Matuidi për Ronaldon: Do të ishte mirë ta kishim njërin prej më të mirëve në botë
Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, thotë se do të ishte shumë mirë që njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, të luante për Zonjën e Vjetër.
Superylli portugez është lidhur me një kalim te Bianconerët në ditët e fundit, me ç’rast thuhet se kampioni i italian do të shpenzojë 100 milionë euro për të dhe do t’i japë rrogë prej 30 milionë eurosh në sezon.
Gjatë një konference për shtyp, Matuidi është pyetur në lidhje me transferimin e mundshëm të 33-vjeçarit në Juventus Stadium.
“Po, i kam dëgjuar, por tash për tash janë vetëm spekulime. Nuk do të gënjej, do të ishte gjë e mirë ta kishim njërin prej lojtarëve më të mirë në botë te Juventusi”.
“Do të ishte gjë fantastike për klubin dhe lojtarët e Juventusit”, është shprehur mesfushori francez.
Është raportuar se Adidasi qëndron prapa këtij transferimi të mundshëm, edhe pse CR7 ka kontratë “të përjetshme” me Nike që e ka nënshkruar para dy vitesh.
Besohet se vlera e kontratës së Ronaldos me Nike është një miliard dollarë dhe do të vazhdojë edhe pasi ai të pensionohet. Ndërsa krahas tij, janë vetëm dy sportistë që kanë marrëveshje të tilla, LeBron James dhe Michael Jordan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun
Emimiliano Martinez goditi kamerën me inat pas humbjes
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit