LAJMI I FUNDIT:

Allegri besohet se ka refuzuar Realin

Allegri besohet se ka refuzuar Realin
Massimiliano Allegri me trofeun e kampionit në Serie A (Foto: Getty Images)

Real Madrid është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Zinedine Zidane.

Është raportuar se Massimiliano Allegri ka qenë njeriu i kërkuar nga Florentino Perez për të zëvendësuar francezin.

Por, sipas Gazzetta dello Sport, oferta e Los Blancos është refuzuar nga tekniku italian.


Festa te goli i fitores ndaj Interit në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Allgeri është i lumtur në Itali dhe ka thënë nuk dëshrion të largohet nga Juventusi.

Për trajnerin e Zonjës së Vjetër kanë shfaqur interesim edhe Paris Saint Germain e Arsenali, por edhe këto janë refuzuar.

50-vjeçari ka fituar një mori titujsh me Juven, ndërsa pengu i vetëm është Liga e Kampionëve.

Allegri njihet si një trajner që i kushton rëndësi taktikave dhe për këtë është vlerësuar shumë herë. /Telegrafi/