LAJMI I FUNDIT:

Wiz Khalifa i kërkon shoferit të ndalë këngën e Drake “Nice for What”

Wiz Khalifa i kërkon shoferit të ndalë këngën e Drake “Nice for What”

Wiz Khalifa mund të ketë pëlqyer “Passionfruit” nga Drake sa për t’ia bërë një remiks, por bosi i Taylor Gang nuk duket adhurues i këngëve të reja.

Së fundmi, Wiz Khalifa ka ndarë një video në Instagram ku kërkon nga shoferi i tij që të ndërprejë një prej hiteve të reja të Drake, “Nice for What”.


“Ndale këtë, ndërroje”, e thotë ai duke qeshur.

“Luaj pak muzikë të mirë, për gangsterë”, shtoi Wiz.

Drake dhe Wiz kanë pasur rëniet dhe ngritjet e tyre në vitet e fundit.

https://instagram.com/p/Bipv1y6FJe_/?utm_source=ig_embed

Në vitin 2010, Wiz refuzoi ofertën e Drake për të bërë turne bashkë, kurse në vitin 2012, Drake nuk arriti që të dërgojë në kohë tekstin e tij për remiksin e këngës “Work Hard, Play Hard”, një prej hiteve më të mëdha të Wiz Khalifas.

Drake dhe Wiz Khalifa janë duke lansuar albume muajt në vijim.

“Scorpion” nga Drake është i caktuar për qershor, kurse Wiz Khalifa me “Rolling Papers 2” do të vijë më 15 korrik. /Telegrafi/

Foto: Getty Images