LAJMI I FUNDIT:

PSG e do De Gean, Reali i zemëruar me këtë situatë

PSG e do De Gean, Reali i zemëruar me këtë situatë
David De Gea (Getty Images)

Paris Saint-Germain është i interesuar në portierin e Manchester Unitedit, David de Gea dhe kjo si duket nuk po i pëlqen aspak Real Madridit.

PSG po kërkon për disa përforcime të reja në verë për të siguruar që ekipi i tyre më në fund mund të sfidojë ekipet e mëdha për trofeun e Ligës së Kampionëve.


Drejtuesit parisien si duket këtë do ta bëjnë nga porta, pasi nuk janë të bindur nga dyshja, Alphone Areola dhe Kevin Trapp.

Real Madridi ofron 100 milionë për De Gean, Perez e do para fillimit të Kupës së Botës
Lexo po ashtu Real Madridi ofron 100 milionë për De Gean, Perez e do para fillimit të Kupës së Botës

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, De Gea i pari është në listën e dëshirave të tyre për të blinduar portën.

De Gea është njëri nga portierët më të mirë në qarkullim (Getty Images)

Ky lajm sipas këtij mediumi me siguri do të alarmojë Real Madridin, i cili është lidhur gjithmonë me De Gean.

Por, duket se portieri spanjoll do të qëndrojë në United, me menaxherin Jose Mourinho që kohët e fundit ka thënë se nuk ka “shans” për t’u shitur.

De Gea: Dua të qëndroj dhe ta ndihmoj Unitedin të kthehet në krye
Lexo po ashtu De Gea: Dua të qëndroj dhe ta ndihmoj Unitedin të kthehet në krye

Edhe vet De Gea para disa ditësh ka deklaruar se mendon të qëndroj në Old Trafford pasi dëshiron ta kthej Unitedin në kryre.

Ndryshe, PSG ka në listë edhe portierin e Romës, Alisson Becker, i cili pëlqehet nga drejtuesit e Parc des Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori