LAJMI I FUNDIT:

Gold AG dhe Shyhrete Behluli për herë të tretë në bashkëpunim: Po përgatisim duetin më të veçantë për publikun

Gold AG dhe Shyhrete Behluli për herë të tretë në bashkëpunim: Po përgatisim duetin më të veçantë për publikun

Janë bërë të njohur tashmë për bashkëpunimet e tyre.

Reperi Gold AG dhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, kanë sjell për publikun në të kaluarën dy bashkëpunime, “Dashnia e nanës” dhe “Vëlla e motër”, bashkëpunime këto të cilat janë cilësuar si të suksesshme dhe janë pëlqyer nga publiku.


Dyshja në fjalë janë bërë bashkë edhe për një bashkëpunim të tretë, e këtë gjë e kanë treguar përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram.

Gold AG në një prononcim për Telegrafin pohoi se kënga është drejt finalizimit, dhe për pak javë pritet të publikohet e plotë edhe me klip.

“Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa javën e ardhshme pritet të nisin xhirimet e kripit, besoj se për dy javë do të jetë i kompletuar edhe me klip si projekt. Muzika është bërë nga Alban Furtuna, gjersa tekstin e kam shkruar vet. Ne kemi edhe sy bashkëpunime tjera së bashku, që edhe ato janë pritur mirë nga fansat, ndërsa kjo kënga e tretë do të jetë edhe më speciale”, ka thënë Gold AG për Telegrafin.

Gold AG (Foto: Agon Gjinofvci)

Ndërkohë, Shyhrete Behluli tregoi se ndjehet gjithnjë e emocionuar në bashkëpunimet me Gold AG-në, dhe se kanë qenë sukseset e bashkëpunimeve të para, ato që kanë sjell në këtë bashkëpunim të tretë.

“Është suksesi i dy këngëve tona të para që na ka shtyrë të realizojmë edhe këtë bashkëpunim. Jemi ndarë shumë të kënaqur nga projektet e mëparshme. Ndonëse i takojmë rrymave të ndryshme dhe mund të tingëllojnë të çuditshme bashkëpunimet tona, megjithatë publiku i ka mirëpritur dhe shpresoj që edhe kënga e tretë të pëlqehet njëlloj”, ka thënë Shyhrete Behluli për Telegrafin.

Shyhrete Behluli

Përveç angazhimit në projekte muzikore, dyshja në fjalë vazhdojnë të jenë dy emra mjaft të kërkuar edhe në koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori