LAJMI I FUNDIT:

Perez e do Umtitin, Reali gati të rivalizojë Unitedin dhe Chelsean

Perez e do Umtitin, Reali gati të rivalizojë Unitedin dhe Chelsean
Cristiano Ronaldo - Samuel Umtiti (Getty Images)

Presidenti i Real Madrid Florentino Perez është duke menduar të hyj në betejën për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, për të rivalizuar skuadrat angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Umtiti ka hyrë në bisedime të reja me Barçën, të cilët janë të etur për të përmirësuar klauzolën e tanishme të blerjes – të vendosur në 60 milion euro.

Kjo pasi kjo klauzolë e ulët ka bërë që Manchester Unitedi dhe Chelsea të interesohen për të dhe të kenë kontakte me agjentët e Umtitit për një lëvizje në Angli.


Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Perez është tani pjesë e betejës, pasi thuhet se ka bërë kontakt me përfaqësuesit e Umtitit.

Umtiti është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë për momentin (Getty Images)

Në të vërtetë, mbrojtësi ka njoftuar Barçën për afrimin e Realit, pasi Perez e sheh Umtitit si një partner ideal mbrojtës për kapitenin Sergio Ramos.

Dhe me kontratën e tij që mban një klauzolë largimi, nuk ka nevojë që Perez të negociojë me Barçën për aq kohë sa ai të jetë gati të paguaj çmimin e Umtitit.

Afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë interesant në lidhje me të ardhmen e Umtiti, i cili nuk e refuzon edhe mundësinë e qëndrimit në Camp Nou. /Telegrafi/