Në vazhdën e angazhimeve vlerësuese dhe paralajmëruese të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) lidhur me dukurinë e parave virtuale, Bordi Ekzekutiv i BQK-së në mbledhjen e mbajtur më 26 shkurt 2018 ka themeluar një organ të përhershëm për vlerësimin dhe adresimin e sfidave rregullative lidhur me paratë virtuale.
Ky organ i strukturuar në formën e një grupi këshillues do të përcjellë dhe analizojë zhvillimet ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale, me fokus në trajtimin e tyre nga rregullatorët në vendet e BE-së dhe vendet e rajonit, si dhe do të përgatisë rekomandime për organet vendimmarrëse të BQK-së lidhur me hapat e mëtejmë në funksion të rregullimit të parave virtuale.
“BQK-ja ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në adresimin e çështjeve të lidhura me paratë virtuale, duke analizuar zhvillimet relevante, duke kontaktuar autoritetet përgjegjëse në vendet evropiane, si dhe duke komunikuar me publikun qoftë përmes komunikatave të veçanta, qoftë përmes deklaratave dhe prononcimeve të zyrtarëve të saj. BQK-ja vazhdon t’ua tërheqë vëmendjen subjekteve vendore lidhur me rreziqet për humbjet financiare që mund t’i pësojnë nga investimi në para virtuale, si dhe lidhur me implikimet e tjera të mundshme”, thuhet në njoftimin e BQK-së, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTi në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
AKP shpall qiradhënie të 233 objekteve dhe tokave atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë