LAJMI I FUNDIT:

AKP shpall qiradhënie të 233 objekteve dhe tokave atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës

AKP shpall qiradhënie të 233 objekteve dhe tokave atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 233 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës. Në rajonin e Prishtinës ofrohen për qiradhënie 28 asete, në rajonin e Pejës 98 asete, në rajonin e Prizrenit 76 asete, në rajonin e Gjilanit 16 asete dhe 15 asete lëshohen me qira në rajonin e Mitrovicës. Asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ofrohen për qiradhënie janë të kategorive të ndryshme duke filluar prej objekteve afariste, zyrave, depove e lokaleve e deri tek ngastrat kadastrale si toka bujqësore.

Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme (datë 24.05.2024), ndërsa dorëzimi do të bëhet me datë 07.06.2024 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë.  Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve bëhet 15 minuta pas dorëzimit, pra duke filluar prej orës 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP, pasi që ofrohen për shfrytëzim asete mjaft atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore, kurse për shfrytëzim bujqësor aplikohet qiraja vjetore (sezonale). Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrat Rajonale respektive, ashtu siç është e cekur në shpallje.

Në rastet e qiradhënies në vlera mbi 1,000 €uro mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve.

Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrat Rajonale respektive siç është theksuar në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrat Rajonale, varësisht për çfarë aseti interesoheni.

Për më shumë informata për secilin aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, konkretisht në linkun në vijim: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita

"Trepça" kërkon kthimin e pronave të paluajtshme, jep afat 30 ditë

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Kalo në kategori