LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja e Ermal Metës e emocionuar, shprehet e lumtur që pas shumë peripecish arriti kulmin

Gjyshja e Ermal Metës e emocionuar, shprehet e lumtur që pas shumë peripecish arriti kulmin

Është përmbyllur të shtunën në mbrëmje me një garë të fortë, me muzikë të bukur dhe me 5 netë show dhe spektakël, festivali më prestigjioz në Itali, Sanremo.

Dueti mes shqiptarit Ermal Meta dhe Fabrizio Moro triumfoi, pavarësisht kritikave për një plagjiaturë të mundshme. Ata rrezikuan eliminimin, por kënga e tyre jo vetëm që nuk u eliminua, por theu rekorde shikueshmërie.


Sot përmes emisionit “Rudina”, në Tv Klan gjyshja e këngëtarit, Hyrije Borova dhe mësuesja e tij e parë Margarita thanë nëpërmjet një videomesazhi fjalë të ndjera për këngëtarin.

“Jam gjyshe shumë e lumtur që pas shumë peripecish, Ermali arriti në pikën më kulminante, fitoi Sanremon. I uroj suksese pa infinit, kështu ta ketë gjithë jetën”, tha gjyshja e këngëtarit.

Ndërkohë mësuesja e tij tha se ka ndjekur me vëmendje festivalin dhe se ka ndjerë gëzim të madh kur mori lajmin se ish-nxënësi i saj fitoi çmimin e parë.

“Gjithë këto netë kam ndjekur festivalin. Kam ndenjur deri orët e vona vetëm e vetëm që të dëgjoja Ermalin dhe kur mora vesh se zuri vend të parë ndjeva një gëzim të paparë në jetën time. M’u duk sikur fitoi jo nxënësi im, por djali im. Ai ishte fëmijë i shkathët, shumë i rregullt dhe vinte gjithnjë i përgatitur. I uroj që siç fitoi Sanremon, të fitojë edhe çmimin e parë në Eurovision”, tha mësuesja e këngëtarit. /tvklan/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori