LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Craig, Rachel Weisz: ‘007’ nuk duhet të portretizohet nga një femër

Gruaja e Craig, Rachel Weisz: ‘007’ nuk duhet të portretizohet nga një femër
(Foto: Getty Images)

Rachel Weisz thotë se agjentin ‘007’ duhet të vazhdojë ta luajë një mashkull edhe pas tërheqjes së burrit të saj, Daniel Craig.

Craig pritet ta luajë James Bondin edhe në një film tjetër dhe pastaj do të largohet nga roli, ndërsa ka kohë që po qarkullojnë emrat e yjeve që mund ta luajnë agjentin sekret.


Përveç emrave të aktorëve, është spekuluar se portretizimi i ‘007’ mund t’i besohet një femre në të ardhmen. Mirëpo, këtë gjë e kundërshton gruaja e Bondit të tanishëm.

(Foto: Getty Images)

47-vjeçarja thotë se femrat duhet t’i krijojnë rolet e tyre dhe jo të përshtaten në rolet tradicionale mashkullore.

Në një intervistë për The Telegraph, ylli i “The Mummy Returns” e ka lëvduar autorin e James Bondit, Ian Fleming, që i ka kushtuar shumë kohë krijimit të një karakteri krejtësisht mashkullor.

Bondi i ardhshëm mund të jetë me ngjyrë ose femër
Lexo po ashtu Bondi i ardhshëm mund të jetë me ngjyrë ose femër

“Pse të mos i krijoni tregimet tuaja, në vend se të merrni përsipër diçka të tillë dhe të krahasoheni me gjithë ata meshkuj që kanë luajtur (Bondin) më përpara?”, janë fjalët e saj drejtuar femrave që synojnë rolin e ‘007’.

(Foto: Getty Images)

“Femrat janë fascinuese dhe interesante, prandaj duhet t’i bëjnë tregimet e tyre”, është shprehur ajo.

Craig do të tërhiqet nga roli ikonik pas lansimit të filmit të tij të fundit në rolin e James Bondit që është caktuar të jepet premierë më 8 nëntor 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori