LAJMI I FUNDIT:

Trump sërish në qendër të vëmendjes, kritikohet se kishte “ngatërruar tekstin” gjatë intonimit të himnit (Video)

Trump sërish në qendër të vëmendjes, kritikohet se kishte “ngatërruar tekstin” gjatë intonimit të himnit (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump edhe njëherë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, gjatë intonimit të himnit para ndeshjes futbollistike në Atlanta, ku është filmuar duke tentuar ta këndojë, shkruan BBC.

Në rrjetet sociale Trump është kritikuar shumë për faktin se i ka ngatërruar fjalët, më saktësisht është akuzuar se nuk i ka ditur fjalët, transmeton Telegrafi.


Në ligjin për flamurin nuk specifikohet nëse presidenti gjatë kohës së intonimit të himnit, obligohet ta këndojë himnin. Ndërkaq në ndeshjen futbollistike mes Universitetit të Georgetoën dhe të Alabamas, kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra shikues.

Në ndërkohë gjatë kohës sa zhvillohej ndeshja, dhjetëra mijëra protestues ishin mbledhur jashtë stadiumit ku protestonin me parulla kundër Trumpit.

Forca të shumta ishin mbledhur afër protestuesve, por për asnjë moment nuk kishin ndërhyrë pasi që ata ishin të qetë dhe nuk kishin thyer ligjin. /Telegrafi/