LAJMI I FUNDIT:

Pagat e gjithë portierëve në Serie A, Donnarumma i pari Strakosha e Berisha në mesin e të ‘varfërve’

Pagat e gjithë portierëve në Serie A, Donnarumma i pari Strakosha e Berisha në mesin e të ‘varfërve’

Gianluigi Donnarumma është sulmuar nga tifozët e Milanit në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Veronës.

Numri një i ‘Rosonerëve’ është akuzuar se ka rinovuar kontratën me Milanin vetëm për para.


Milani e ka bërë yllin e tyre portierin më të paguar në vit, duke i dhënë gjashtë milionë euro pagë vjetore.

Gianluigi Donnarumma

Por jo vetëm kjo, pasi ‘Rossonerët’ transferuan edhe vëllanë e madh të Donnarummas, Antonion i cili do të fitojë një milionë euro pagë vjetore.

Gjithsesi në pozitën e dytë për pagën më të lartë mbetet Gigi Buffon me 4,5 milionë euro pagë vjetore.

Gianluiggi Buffon

Numri dy i Juventusit, polaku Wojciech Szczesny është portieri i tretë më i paguar në Serie A me 3,5 milionë euro pagë vjetore, duke lënë Samir Handanovicin në pozitën e katërt me 300 mijë euro më pak derisa Inter e paguan mirë edhe portierin rezervë Padellin me 700 mijë euro pagë vjetore.

Samir Handanovic (Foto/ Getty Images)

Pepe Reina i Napolit zë pozitën e pestë dy milionë euro pagë në vit, ndërsa nga 1,5 milionë në vit marrin Alisson Becker te Roma dhe Salvatore Sirigu te Torino.

Pagë të lartë te Roma ka edhe portieri rezervë polaku Lukas Skorupski që fiton 800 mijë euro në vit.

Ndër pagat më të ulëta në Serie A tek portierët i kanë edhe dy yjet shqiptarë, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Etrit Berisha

Prishtinasi paguhet 700 mijë euro në stinor te Atalanta që pas transferimit nga Lazio një vit më parë.

Ndërkohë Strakosha merr 100 mijë euro më pak, por çuditërisht Marcheti i Lazios që është zëvendës i Strakoshës paguhet 1,4 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Thomas Strakosha

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori