LAJMI I FUNDIT:

Audi dhuron vetura të reja për yjet e Realit: Ramos e CR7 zgjedhin më të shtrenjtit – Carvajal fiton garën me formula (Foto)  

Audi dhuron vetura të reja për yjet e Realit: Ramos e CR7 zgjedhin më të shtrenjtit – Carvajal fiton garën me formula (Foto)  

Yjet e Real Madridit kanë përjetuar një gëzim të madh nga sponsori sponsor i klubit, marka e njohur e veturave Audi, që ua ka dhuruar atyre nga një makinë të re.

Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin e tij për gola në Ligën e Kampionëve gjatë fitores së thellë 6-0 ndaj Apoelit të martën mbrëma dhe ishte ai që zgjodhi të merrte motorin më të fuqishëm që Audi mund t’i ofronte lojtarëve.

32-vjeçari portugez ka zgjedhur modelin Audi RS7, i cili ka mbi 600 kuaj-fuqi dhe çmimi i tij real në treg është pak më shumë se 150 mijë funte apo rreth 200 mijë euro.

Ronaldo me modelin e ri të Audi

Menaxheri i klubit Zinedine Zidane zgjodhi për modelin tjetër të shpejt të Audisë, tipin RS6, të ngjashëm për nga fuqia e motorin me Ronaldon.

Kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos zgjodhi modelin më të shtrenjtë të dhuratave. Modeli Audi R8 Spyder, i cili kushton mbi 200 mijë euro u bë i spanjollit.

Ramos i fascinuar pas shpejtësisë!

Dy nga yjet e tjerë të Realit, Gareth Bale dhe Isco, shkuan për diçka pak më të ndjeshme dhe komode.

Audi Q7 Sport tipi xhip – me më shumë vend dhe komoditet për yllin nga Uellsi, veturë kjo që ka vetëm 272 kuaj-fuqi dhe kushton pak më shumë se 70 mijë funte.

Bale dhe Isco me modele familjare!

Megjithatë, disa nuk ishin aq me fat. Mesfushori qendror Dani Ceballos dhe kroati Mateo Kovacic morën motorin më të lirë, duke përfunduar në modelin bazë të Q7 Sport.

Lojtarët e Mbretërve nuk u kthyen në shtëpi pa bërë një garë të vogël duke përdorur imituesin e Formula E të Audisë.

Carvajal fitoi garën e shpejtësisë me formula nga Audi..

Dani Carvajal doli si fitues, me Ramosin dhe Marco Asensio që përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë. /Telegrafi/

Nuk mund të mungonte Benzema me Audinë e tij!

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit

Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit

La Liga
Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi

Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

La Liga
Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

La Liga
Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

Nuk mjafton vetëm Mbappe, Real Madridi bëhet gati edhe për tri transferime të tjera

La Liga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori