LAJMI I FUNDIT:

Blerta Leka ka frikë se mos e vendosin në një dhomë me përfaqësuesen e Serbisë në ‘Miss Universe’ (Video)

Blerta Leka ka frikë se mos e vendosin në një dhomë me përfaqësuesen e Serbisë në ‘Miss Universe’ (Video)

‘Miss Universe Albania’, Blerta Leka, ka qenë e ftuar në programin “Një kat më lart” të In TV.

Bukuroshja do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e këtij viti në ‘Miss Universe’, ndërsa gjatë bisedës ka folur edhe për xhirimin e klipit promovues, të cilin e ka konsideruar të vështirë për t’u realizuar dhe të frikshëm.


https://www.instagram.com/p/BZmVDopFGLv

“Nuk e dija çfarë më priste, një herë që vajta thash o do e bëj ose… nuk e di”, ka thënë ajo. Xhirimet janë bërë në Bovillë, ndërsa Blerta ka treguar se u frikësua shumë kur nisën xhirimet.

Blerta Leka, rrëmbyese në sesionin e fundit plot sharm dhe atraktivitet (Foto)
Lexo po ashtu Blerta Leka, rrëmbyese në sesionin e fundit plot sharm dhe atraktivitet (Foto)

Në ndërkohë, moderatori Ermal Peçi e ngacmoi me humor Blertën nëse është bërë gati të bëjë simbolin e shqiponjës me duar në çdo dalje, ashtu si kanë bërë konkurrentet e saj ndër vite.

(Foto: Instagram/Blerta Leka)

Për më shumë, ai e ka pyetur nëse ka menduar që t’i thoshte ‘Miss Serbisë’ që ta bënte shqiponjën.

Ajo e ka mohuar diçka të tillë duke qeshur, ndërkohë ka shprehur një shqetësim tjetër.

(Foto: Instagram/Blerta Leka)

“Atje zakonisht qëllojmë me një vajzë në dhomë. Zakonisht rrimë me Kosovën”.

“Këtë vit, Kosova nuk ka përfaqësuese dhe po mendoja se me kë do të më vendosnin në dhomë, dhe imagjinoni të më vinin me Serbinë”, është shprehur ajo.

(Foto: Instagram/Blerta Leka)

Sidoqoftë, ajo është e gatshme që gjithçka ta zgjidhë me fjalë nëse ndodh diçka e tillë. /Telegrafi/