LAJMI I FUNDIT:

“Messi në Kupën e Botës, lajm i madh për futbollin”

“Messi në Kupën e Botës, lajm i madh për futbollin”

Lionel Messi tregoi se është i madh në momentin kur më së shumti iu desh Kombëtares së Argjentinës.

Ylli i Barcelonës ka shkëlqyer në fitoren e Argjentinës 3-1 në udhëtim tek Ekuadori për t’i siguruar kualifikimin në kampionatin botëror.

I paarritshmi ka gëzuar të gjithë adhuruesit e futbollit botëror që do të jetë në Kupën e Botës, pasi pa të nuk do të kishte hijeshi kjo garë e madhe.


Messi duke iu gëzuar golit të barazimit ndaj Ekuadorit

Së fundmi për kualifikimin e Argjentinës në Kupën e Botës ka folur edhe mesfushori spanjoll Andres Iniesta.

“Për futbollin në përgjithësi është nja lajm jashtëzakonisht i madh që Messi do të jetë në Kupën e Botës”, ka deklaruar Iniesta.

Spanjolli nuk ka pasur fare dyshim se Argjentina do ta marrë një biletë për në ‘Russia 2018’.

“Un nuk kisha asnjë dyshim se Argjentina do të kualifikohej në Kupën e Botës, edhe pse nuk ishte e lehtë për ta”, u shpreh Iniesta.

Messi dhe Iniesta janë miq shumë të mirë tek Barcelona si brenda ashtu edhe jashtë fushës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Bundesliga
Kalo në kategori