LAJMI I FUNDIT:

Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Declan Rice ka zbuluar arsyen pse ai ka refuzuar që të festojë pas golit që shënoi duke i dhënë fillimisht epërsinë Anglisë në një ndeshje të cilën e fituan me rezultat 2-0 ndaj Irlandës.

Mesfushori i Arsenalit i dha avantazhin Anglisë pas vetëm 11 minutave lojë në ‘Aviva Stadium’ me një goditje të bukur e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës së Kelleher.

25-vjeçari refuzoi që ta festojë më pas këtë gol, duke ngritur të dyja duart në drejtim të tifozëve irlandezë.


Rice kishte luajtur më herët për Irlandën në tri raste të ndryshme, para se të ndryshonte shtetin të cilin e përfaqësonte duke zgjedhur Anglinë në vitin 2018.

Sidoqoftë, Rice e shpjegoi vendimin e tij mbi atë se pse refuzoi të jetë kapiten i Anglisë për këtë ndeshje pas largimit të Harry Kane në minutën e 84-të.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, por unë nuk do të festoja kurrë. Unë kam një familje irlandeze. Gjyshja dhe gjyshi im që nuk janë më këtu dhe mendoj se do të ishte mungesë respekti ndaj tyre nëse do të festoja. Babai im ishte këtu po ashtu”.

“Ishte një ndjenjë e mirë të shënoja, por unë doja që të fokusohesha sërish tek ndeshja dhe të tentoja të shënoja më shumë gola. Kështu që po, ishte pozitive”, ka thënë Rice./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

La Liga
Ancelotti nuk mund të përballojë sjelljet e Bellingham dhe Vinicius – Real Madrid përballet me një problem të papritur

Ancelotti nuk mund të përballojë sjelljet e Bellingham dhe Vinicius – Real Madrid përballet me një problem të papritur

La Liga
“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

Serie A
Arsenali mendoi se ai ishte

Arsenali mendoi se ai ishte "Henry i ri", por nuk e arriti potencialin: Ai tani është përjashtuar nga klubi i ligës së dytë kineze

Ligat tjera
Nën drejtimin e Cavallit, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është shtëpia e Prishtinës – kryeqytetasit kanë harruar si fitohet, tani duartrokasin për barazime

Nën drejtimin e Cavallit, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është shtëpia e Prishtinës – kryeqytetasit kanë harruar si fitohet, tani duartrokasin për barazime

Superliga
Befasia e afatit kalimtar veror, Pogba po transferohet tek gjiganti spanjoll?

Befasia e afatit kalimtar veror, Pogba po transferohet tek gjiganti spanjoll?

La Liga
Kalo në kategori