LAJMI I FUNDIT:

Inisgne: Doja të luaja me Messin, Interi dhe Torino më refuzuan shkaku i gjatësisë

Inisgne: Doja të luaja me Messin, Interi dhe Torino më refuzuan shkaku i gjatësisë

Ylli italian i Napolit, Lorenzo Insigne e ka konfirmuar se gjiganti spanjoll, Barcelona e dëshironte atë këtë verë, teksa edhe ky donte të luante me kampionë si Lionel Messi, ndërsa ka folur edhe për disa refuzime që iu kanë bërë në të kaluarën shkaku i gjatësisë.

Mesfushori-sulmues i Napolit dhe Italisë ishte i lidhur me Blaugranët këtë verë pas lëvizjes së Neymar në Paris Saint-Germain, por përfundimisht mbeti në San Paolo.

E gjithë kjo pasi skuadra napolitane nuk dëshironte largimin e tij, edhe pse dëshira ishte që ky të luante me pesë herë lojtari më të mirë në botë, Messin.


“Jam krenar që kam qëndruar këtu”, ka thënë fillimisht italiani Insigne për Rai.

Insigne gjatë një ndeshje kundër Barcelonës

“Ne e dimë se Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Do të kisha dashur të luaja me kampionë si Messi dhe Luis Suarez, por tani po mendoj për Napoli dhe shpresoj që të fitoj diçka të rëndësishme me Napolin”.

Insigne gjithashtu ka treguar edhe disa prapaskena nga e kaluara.

Italiani ku treguar se është refuzuar nga disa skuadra të mëdha vetëm për shkak të gjatësisë së tij prej vetëm 163 cm.

“Interi dhe Torino më refuzuan për shkak të gjatësisë sime. Shumë keq për ta, pasi mora përvojën e ëndrrës për të luajtur në fanellën e Napolit, e cila gjithmonë kishte qenë ëndrra ime”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Bundesliga
Kalo në kategori