LAJMI I FUNDIT:

Barry shkruan historinë, bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Ligës Premier (Foto)

Barry shkruan historinë, bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Ligës Premier (Foto)

Kampionati anglez, Liga Premier tani ka një hero të ri dhe ai është mesfushori anglez, Gareth Barry, i cili është bërë lojtari me më shumë paraqitje në histori të kampionatit.

Gareth Barry ka shkruar historinë në futbollin anglez apo më saktë në kampionatin anglez, Ligën Premier.


Kjo pasi, mesfushori anglez është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të kampionatit anglez.

Barry hyn në histori, barazon rekordin e Giggsit për më shumë ndeshje të luajtura në Ligën Premier (Foto)  
Lexo po ashtu Barry hyn në histori, barazon rekordin e Giggsit për më shumë ndeshje të luajtura në Ligën Premier (Foto)  

Barry, për tu bërë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Ligës Premier u desh të arrijë shifrën e pabesueshme të 633 ndeshjeve.

Barry duke u nxehur para ndeshjes historike ndaj Arsenalit

Rekordin prej 632 ndeshjeve e mbante deri më tani legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, i cili tani mbetet në vendin e dytë.

Ndërsa, vendi i tretë është i rezervuar për ish-kapitenin anglez të Chelseat, Frank Lampard, i cili ka zhvilluar 609 ndeshje.

Barry me fanellat e skuadrave ku ka luajtur në Ligën Premier

Thyerje e rekordit nga ana e anglezit erdhi në ndeshjen e sotme (e hënë) të skaudrës së tij West Bromwich Albion ndaj Arsenalit, e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Premier.

Ndeshja ndaj Arsenalit është historike për Barryn dhe Ligën Premier

Mesfushori anglez në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha angleze si Aston Villa, Manchester City dhe Everton. /Telegrafi/

Barry, lojtari me më shumë paraqitje në histori të Ligës Premier

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori