Babai monstër që vrau foshnjën e tij në Viti, duke e hedhur atë në një përroskë afër shtëpisë në fshatin Letnicë, nuk e kishte pranuar se foshnja e porsalindur ishte i tij. Gazeta Express po qëndron në vendin ku ka ndodhur dje krimi që po trondit gjithë Kosovën. Detajet e mëposhtme tregojnë se si ka ndodhur i gjithë rasti.
Xhevat Kosumi, vëllai i të dyshuarit për vrasjen (Xhezmi Kosumi – 60 vjeçar), ka thënë se Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”.
Mirëpo, sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Express, mjekët kanë mohuar se ajo të ketë pasur gjendje të rëndë psikike, ashtu siç ka thënë familjari i Xhezmi Kosumit.
Është konfirmuar se gruaja aktualisht është duke marrë tretman mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit, derisa mjekët në QKMF në Viti kanë treguar se gjendja psikike e gruas ka qenë e turbullt, por nuk mund të konstatojnë për gjendje të rëndë mendore.
Rasti, fillimisht është iniciuar në polici nga mjekët e QKMF’së në Viti. Gruaja është sjellë në QKMF të kërkojë ndihmë për gjakderdhjen pasi ka lindur foshnjën, edhe pse familjarët kanë mohuar se ajo ka pasur lindje, shkruan Gazeta Express.
Më pas, sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Express duke qëndruar në vendin e ngjarjes, gruaja u ka deklaruar vetë mjekëve se ka lindur, ndërsa nuk e ka ditur se ku e ka fëmijën. Kështu, mjekët kanë shkuar në shtëpi për ta mjekuar foshnjën e porsalindur (e gjinisë femër) dhe, sipas mamisë e cila ka qenë e pranishme, burri i saj, Xhezmi Kosumi, kishte insistuar se ajo nuk ka kryer lindje, por gjakderdhja i kishte ardhur pasi e kishte goditur në kokë.
Pas kësaj, mjekët e QKMF’së e kanë informuar policinë, të cilët me të ardhur në vendin e ngjarjes kanë gjetur trupin e foshnjës në përroskën afër shtëpisë, në fshatin Letnicë.
Zejnije Sylejmani (40 vjeçare) aktualisht ndodhet në Spitalin Regjional të Gjilanit, pas transferimit që iu bë dje nga QKMF e Vitisë.
Bëhet e ditur se gjendja e saj momentalisht është stabile.
Vendi i krimit by GazetaExpresscom
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën
Festa e Bajramit në prag, qytetarët ankohen për çmime të larta të kurbanëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit