LAJMI I FUNDIT:

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës, ushtarët britanikë zbuluan disa dhoma torturash që ishin shfrytëzuar nga paramilitarët serb. Së bashku me ushtarët britanikë ishte edhe eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu, i cili tregon se çfarë  pa në ato dhoma tmerri ku ishin keqtrajtuar shqiptarët.

Pamjet që i pa para 25 vjetësh ende i ka të freskëta.

Ushtari britanik Stephen Richards, së bashku me kolegët, u tronditen me atë se çfarë panë vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës.


Trupat paqeruajtëse britanike zbuluan dhoma torturash në disa objekte në Prishtinë.

“Kemi parë gjëra të tmerrshme brenda, njerëzit ishin torturuar aty në forma të ndryshme. Kur i zbuluam ato dhoma të torturave, menjëherë i kemi informuar të tjerët”, ka thënë për Tëvë1 veterani i ushtrisë britanike, Stephen Richards.

E dëshmitar i këtyre ngjarjeve të rënda ishte edhe Arsim Gërxhaliu.

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore tregon se si erdhën deri tek zbulimi i këtyre qendrave.

“Banorët e Prishtinës të shqetësuar iu treguan ushtarëve britanikë që afër fakultetit juridik dhe ekonomik ka pasur lëvizje gjatë mbrëmjeve. Kishte dyshime se në këtë zonë ka pasur edhe varreza masive sepse gjatë mbrëmjes banorët kishin dëgjuar zhurmat e ekskavatorit” , tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu tregon për momentin kur ka hyrë në këto dhoma dhe se çfarë ka parë në to.

“Në këto bodrume ka pasur shkopinj të hekurit, gomës dhe gjësende të tjera të forta. E mbaj mend se janë gjetur të brendshme te femrave dhe se muret ishin te mbuluara krejtësisht me gjak. Gjurmët e gjakut tregojnë se çfarë torturash çnjerëzore janë kryer në këto bodrume”.

Në këto dhoma të torturave në Prishtinë, ushtarët britanikë kishin gjetur thika, shkopinj gome dhe druri, shkopinj bejsbolli dhe drogë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Drejtësi
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Lajme
Kalo në kategori