LAJMI I FUNDIT:

Natë e madhe e muzikës elektronike për Bajram: Seth Troxler sjell edhe DJ tjerë të famshëm në Prishtinë

Natë e madhe e muzikës elektronike për Bajram: Seth Troxler sjell edhe DJ tjerë të famshëm në Prishtinë

Në mbrëmjen e festës së Bajramit, më 1 shtator në Zone Club do të vijë Seth Troxler, një nga DJ-të më të mirë të muzikës elektronike momentalisht. Superylli i muzikës elektronike, Troxler, do të performojë në Zone para publikut të kryeqytetit, pas emrave tjerë të mëdhenj të skenës botërore që kanë vizituar Prishtinën.

Ngjarja në faqet zyrtare të Zone:
https://www.facebook.com/events/2134843013397963/
https://www.residentadvisor.net/events/1000095


DJ i famshëm i muzikës techno dhe house, Seth Troxler tashmë e ka konfirmuar performancën në kuadër të turneut të tij të ngjeshur të koncerteve. Troxler është kalibër i madh i industrisë botërore të muzikës elektronike, dhe ekuivalent me Ricardo Villalobos e DJ Solomun, të cilët kanë performuar në Prishtinë, pas skenave të mëdha të festivaleve botërore si Coachella, Glastonbury apo Tomorrowland.

Troxler në Prishtinë vjen pas performancës në Mynih të Gjermanisë, përkatësisht festivalit të muzikës Fny Festival, ndërsa pas Prishtinës ai ka performanca në Paris, Tokio, Portugali, Zvicërr, SHBA dhe Britani të Madhe. Mirëpo në natën e Bajramit, më 1 shtator bashkë me Seth Troxler në Zone Club do të performojnë edhe Nappy G, Uran B., Noki, dhe dyshja e Secret 47.

Nappy G (ndryshe i njohur edhe si G-Don) është DJ, producent dhe perkusionist amerikan nga Brooklyn. Nappy G e ka përdorur ekspertizën e tij muzikore për tu bërë emër i respektuar në mbarë botën për krijimet e tij, kompozimet muzikore si dhe regjisor dhe producent i shumë videove, të cilat janë transmetuar në tregje të ndryshme. Zhanri që Nappy G më së shumti e ka kultivuar është ai i muzikës elektronike të përzier me Soul, Hiphop & Funk.

Si bashkë-themelues i një prej organizatave më me ndikim në industrinë e muzikës elektronike në rajon, Uran B. përmes Hapësirës, ka arritur të krijojë një vend të vet organik, diçka që është një fenomen i rrallë brenda këtij biznesi. Aftësia e tij për të shtyrë përpara idetë progresive përmes tingullit, ia ka lejuar atij që të shquhet si një zë objektiv dhe kritik sa herë që përmendet muzika.

Dj Noki është një artist i influencuar prej stileve të ndryshme muzikore dhe meloditë e tij i kanë inspiruar njerëzit të vallezojnë dhe ta duan muzikën për më shumë se 20 vjet. Tingujt e krijuar nga Noki janë një përzierje elektronike e muzikës kualitative “house” me notat e dub-afro-funk, broket beat dhe deep house. Për krijimet e DJ Noki ka shkruar edhe gazeta më prestigjioze amerikane “New York Times”. Noki ka performuar krahas DJ-ve të njohur si Solomon, Magda, Sabo, Nickodemus, Ursula 1000, Quantic, Tyrell, Adultnapper, Sid Vaga etj.

Secret 47 përbëhet nga Yacine & Genti, të cilët filluan bashkëpunimin e tyre nga EXIT Festival, e më pas kanë performuar edhe në skenat e mëdha të rajonit dhe Evropës, përkrah Johnny D (Gjermani), Anja Schneider (Berlin), Dave Mothersole, OXIA (Paris), Terry Francis & Nathan Coles (Londër), Kabale und Liebe (Amsterdam) dhe shumë emrave të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Magazina
“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Magazina
“Në krahun tënd Heidi më tha më eksitove”- Graciano Tagani shokon me deklaratat

“Në krahun tënd Heidi më tha më eksitove”- Graciano Tagani shokon me deklaratat

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Kalo në kategori