Katër muaj që nga nisja e Big Brother - shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë e famshme

Kanë kaluar katër muaj që nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.
Ky edicioni nisi gjegjësisht më 13 janar të vitit 2024, i cili njëherësh pritet të përfundojë më 25 maj.
Banorët kanë festuar për këtë ditë, teksa në shtëpi pas mesnate janë ndezur edhe fishekzjarre.
Ata dëgjohen duke thënë: "Faleminderit, faleminderit".
Deri më tani është zbuluar vetëm një finalist dhe ai është Romeo Veshaj.

Të martën pritet të zbulohet edhe finalisti i dytë që është mes Meriton Mjekiqit e Jul Dedës.
Banorët e fundit që u larguan nga shtëpia vlen të ceket se janë: Roza Lati dhe Erjola Doçi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/05/2024
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































