LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton edhe në Maqedoni, kualifikohet në grupet e Ligës së Evropës

Milani fiton edhe në Maqedoni, kualifikohet në grupet e Ligës së Evropës

Milan ka arritur të shënoj fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Shkëndijës së Tetovës.

Ndeshja e dy skuadrave kuq e zi i takoi asaj nga Milano me rezultat minimal 0-1.


Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe vetëm pas 13 minutave lojë realizuan golin nëpërmjet sulmuesit të talentuar, Curtone.

Me rezultatin minimal 0-1 në të mirë të ‘Rossonerëve’ përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Fillimi i pjesës së dytë i zgjoi nga gjumi vendasit që tentuan barazimin e rezultatit.

Në minutën e 50-të, mesfushori Armend Alimi tentoi të shënoj por Marco Storari largoi topin në rivënie fundore.

Kuqezinjtë nga Tetova provuan deri në fund të shënonin së paku golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Milani edhe pas ndeshjes së dytë shënoi fitore ndaj Shkëndijës, dhe me rezultat të përgjithshëm 7-0 kualifikohet për në Grupet e Ligës së Evropës.

Duhet cekur se stadiumi i Shkupit ishte i stërmbushur me adhurues të futbollit të cilët kishin udhëtuar jo vetëm për ta përkrahur Shkëndijën por edhe për ta parë nga afër një ndeshje të gjigantit AC Milan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori