LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ndihmon femrat e prekura nga tragjedia në Londër (Foto)

Rita Ora ndihmon femrat e prekura nga tragjedia në Londër (Foto)

Vetëm po i pe fytyrën, bindesh se ajo rrezaton mirësi dhe tani këtë po e dëshmon edhe me vepra.

Rita Ora, këngëtarja me prejardhje kosovare që jeton në Londër, është kujdesur që të shohë buzëqeshje në fytyrat e grave që ishin të prekura nga zjarri në kullën Grenfell në Londër.


Ajo e motra e saj, Elana Sahatçiu e cila ende e mbanë mbiemrin e vjetër të familjes, kanë dërguar produkte makijazhi për gratë, të cilat humbën shtëpitë e tyre prej zjarrit që përfshiu këtë kullë.

Lajmet e fundit nga Rita Ora
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Rita Ora

Këtë e ka bërë të ditur Elena, e cila ka publikuar edhe mesazhin drejtuar këtyre grave, duke prezantuar se produktet janë të markës së famshme britanike Rimmel, fytyrë e së cilës për një kohë të gjatë është Rita Ora.

“Ja një gjest i vogël për gratë e afektuara nga zjarri në Kullën Grenfell në Londër. Duke shpresuar që kjo mund t’ua rikthejë sado pak buzëqeshjen në fytyrë në këto momente të vështira. Nga Rita Ora, Elena Sahatçiu dhe Ekipi i Rimmel”, thuhet në mesazh. /Prive/Telegrafi/