LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti italian i bashkohet garës për Mbappe  

Gjiganti italian i bashkohet garës për Mbappe  

Juventusi është bashkuar në mesin e shumë skuadrave në garën për të nënshkruar me yllin e Monacos, Kylian Mbappe.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane Tuttosport dhe ajo franceze Le Parisien, Juventusi është në mesin e shumë skuadra elitare që po e ndjekin nga afër situatën e talentin francez.


Arsenali i gatshëm të paguajë 142 milionë për Mbappen
Lexo po ashtu Arsenali i gatshëm të paguajë 142 milionë për Mbappen

Shtatë skuadrat tjera thuhet se janë Real Madridi, Paris Saint-Germain, Arsenali, Barcelona, Liverpooli, Manchester City dhe Chelsea.

Megjithatë, raportet në Spanjë sugjerojnë se Reali është më i vendosur për të nënshkruar me sulmuesin 18-vjeçar.

Mbappe rrit spekulimet për të ardhmen, largon Monacon nga Twitteri (Foto)   
Lexo po ashtu Mbappe rrit spekulimet për të ardhmen, largon Monacon nga Twitteri (Foto)   

“Mbappe në Madrid këtë vit? Nuk e di”,  citohet të ketë thënë presidenti Florentino Perez javën e kaluar.

“Duhet të vendosim nëse do ta marrim dhe të luajë, ose nëse është më mirë që ai të qëndrojë aty ku është dhe të fitojë më shumë përvojë. Zidane duhet të më japë ‘OK’”.

Juve aktualisht janë në vëzhgim për një sulmues të aftë për të luajtur në krahun e majtë dhe Mbappe me siguri do ta mbushë atë boshllëk. /Telegrafi/