LAJMI I FUNDIT:

“Salah i ri”, dhurata e Interit për Spallettin

“Salah i ri”, dhurata e Interit për Spallettin

Interi thuhet se është i etur për nënshkrimin e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Inaki Williams, i quajtur si “Mohamed Salah i ri për Luciano Spallettin”.

Gazeta italiane, Tuttosport pretendon se Luciano Spalletti po kërkon një lojtar me cilësi të Salahs, i cili luajti nën urdhrat e ish-trajnerin të Romës dhe Williams i plotëson të gjitha kushtet.


Historia po drejtohet gjithashtu edhe nga Marca, por një bllok pengesë do të ishte klauzola e lirimit të reprezentuesit të Spanjës U21, e cila është plot 50 milionë euro.

Interi dëshiron t’ia ‘rrëmbej’ Juventusit transferimin e Costas
Lexo po ashtu Interi dëshiron t’ia ‘rrëmbej’ Juventusit transferimin e Costas

Sidoqoftë, Tuttosport beson se Williams konsiderohet “shumë më i volitshëm” se Angel Di Maria i Paris Saint-Germain.

I lindur në Bilbao me prindërit nga Gana dhe Liberia, 23-vjeçari u vendos si një titullar për Athleticin në vitin 2015 dhe ishte në listën rezervë së Spanjës për Euro 2016.

Ndonëse është një djathtak dhe kryesisht një anësor i krahut të djathtë, ai mund të luajë kudo në sulm. /Telegrafi/